1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Histori e shkurtër rreth ITSHQIP

Tema tek 'Njoftimet, Komentet dhe Sugjerimet në itShqip' e hapur nga VaLoN, 29 Mars 2018.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    349
    Pikë nga trofetë:
    208
    Për të shkruar për ta Arsimin, Arbërin, Artonin, Blerimin, Çlirimin, Dardanin, Dritonin, Endritin, Fanolin, Feridin, Pleuratin, Shkëlqimin, Valmirin, Valonin, më kishin thënë shumë njerëz të ndryshëm, por një gjë e tillë më dukej e panevojshme.

    Sot deri sa po kërkoja diçka në arkivat e kompjuterëve të vjetër hasa në një kopje të revistës që planifikonim të plasonim (viti 2014) pa pagesë për nxënësit dhe studentët shqiptarë, e cila më nxiti të bëja këtë shkrim.

    Ka qenë ky viti (viti 2014) më zhgënjyes për neve në institucionet e vendit, në të cilat nuk gjetëm përkrahje për disa projekte shumë interesante, përfshirë edhe revistën, për të cilat do të flasë më poshtë ngase dua të fillojë me rrëfimin se si nisi itshqip.

    Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008 kishim provuar disa ueb faqe dhe projekte të ndryshme, por me shpalljen e pavarësisë vendosëm të fillojmë një projekt serioz dhe me një qellim të vetëm ndihmën dhe përkrahjen e shqiptarëve në fushën e informatikës. Filluam me një emër ndryshe deri në fundin e vitit 2009 kur vendosëm ta quanim atë "ITSHQIP" (Informatika Shqiptare), pra ishte janari i vitit 2010, koha kur lindi një komunitet shqiptarë për informatikë, që më vonë do të bëhej shtëpia jonë dhe e shumë nxënësve dhe studentëve shqiptarë.

    Përkundër se të mbajturit gjallë këtë komunitet kërkonte (kërkon) jo pak të holla financiare dhe këta djem nuk merrnin (marrin) pagë, nuk kursyen (kursejnë) kohën, diturinë dhe mundin e tyre në mënyrë vullnetare.

    Deri në vitin 2014 pjesë e komunitetit u bënë rreth 20 mijë anëtarë të regjistruar dhe qindra mijëra vizitor në portalin e itshqip që lexonin atë çdo ditë. Duke parë këtë interesim vendosëm që të fillonim me disa projekte për nxënësit dhe studentët shqiptarë, siç ishte plasimi i një reviste, një libri, digjitalizimi i të gjitha testeve të kaluara të maturës dhe shndërrimi i tyre në një aplikacion për telefonat mobil, video trajnime dhe disa projekte të tjera.

    Të gjitha këto synonim ti ofronim pa pagesë në shkollat e ndryshme të vendit, por për të arritur këtë na duhej përkrahje financiare në përfundimin e tyre, ngase ne kishim përgatitur po thuajse të gjitha. Filluam duke trokitur në dyert e bizneseve por fatkeqësisht shumë prej tyre nga refuzuan e disa prej tyre kërkonin të bëhej gjithçka përmes kontratave, të cilën gjë nuk mund ta ofronim ngase nuk ishim të regjistruar si biznes (ngase nuk e kemi biznes këtë punë). Në diskutime me persona të ndryshëm na u sugjerua të regjistronim ITSHQIP si një OJQ dhe ne filluam dhe përgatitëm gjithçka për këtë si statutin, aktin e themelimit, rregulloren etj, dhe aplikuam tek ministria përkatëse.

    Pas disa javësh nga zyra e regjistrimit të OJQ-ve, pranuam një telefonatë të cilët na kërkuan një takim në zyrat e tyre. Shkuam me një vullnet të jashtëzakonshëm me shpresën se nga aty do dilnim me certifikatat e OJQ-së dhe do realizonim projektet e synuara, por dolëm të zhgënjyer dhe të vendosur se nuk do të vazhdonim më punën për realizimin e këtyre projekteve. Arsyeja e refuzimit të OJQ-së qesharake: "Këto projekte që doni të realizoni kushtojnë aq shumë, dhe prapa jush qëndron ndonjë organizatë terroriste islamike".
    Ne të dëshpëruar vazhduam punën me forumin dhe portalin deri në vitin 2016, kur edhe vendosëm të mos përditësonim portalin më me lajme të reja, ngase ne këtë e bënim në mënyrë vullnetare ndërsa portalet që paguheshin për atë punë sikur gazetaexpress, rtklive, rtv21, botasot, indeksonline e të tjera na merrnin lajmet dhe largonin burimin (itshqip).

    Por ky komunitet përkundër këtyre vështirësive të mëdha vazhdon të jetë gjallë në http://forum.itshqip.com dhe numëron mbi 14 mijë anëtarë aktiv (11 mijë të tjerë jo aktiv janë fshirë). Pra përkundër se nuk marrin pagë, këta djemë nuk kursejnë kohën, diturinë dhe mundin e tyre, dhe në mënyrë vullnetare e mbajnë gjallë këtë komunitet që i shërben mijëra të tjerëve. Faleminderit djema.

    Më poshtë do ti paraqesë disa pamje të revistës që kishim përgatitur në atë kohë (kopertinat ende nuk ishin të përfunduara). "Revistën" mund ta lexoni edhe online në http://www.itshqip.com/revista ose ta shkarkoni atë në formatin PDF http://itshqip.com/revistat/itshqip1.pdf, video trajnimet mund ti shikoni në YOUTUBE https://www.youtube.com/user/cbtitshqip, ndërsa lajmet e portalit në http://www.itshqip.com.

    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    [​IMG]
    best free image uploading site
     
    Mr.Gh0$T, miraxh, bstermasi1 dhe 28 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. ﴾.﴿

    ﴾.﴿ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,826
    Pëlqimet:
    1,273
    Pikë nga trofetë:
    243
    lol
    kjo është për të qarë
     
  3. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,732
    Pëlqimet:
    305
    Pikë nga trofetë:
    213
    Long Life , ITSHQIP.
     
    BlackEagle pëlqen postimin.
  4. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    656
    Pëlqimet:
    197
    Pikë nga trofetë:
    88
    Valon para se me bo ket kerkes ndoshta do te ishte mir te te kujtoj se je tu jetu ne kosov . shqiperi / dhe ketu tek ne gjerat jan krejtsisht ndryshe ne te gjitha aspektet po ta kishe dikond atu ndoshta sot do ishte ai projekt i realizuar . pika tjeter ku spajtohem me ty ketu eshte shembulli qe ke mar portalet shqiptare as ato nuk paguhen nga askush e sidomos nga qeveria apo ndonje institucion tjeter perpos rtklive ,
    Ju pergzoj per punen .
     
  5. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    349
    Pikë nga trofetë:
    208
    I nderuar jane biznese ato portale, gazetaret per lajme nga teknologjia paguhen per me ba ate pune, na nuk paguhemi, prandaj eshte e pamoralshme dhe e tmerrshme qe nje lajm tonin me mar copy paste dhe me publiku si lajm te tyrin. Na nuk kerkojme pagese po te pakten burimi duhet mu cek.
     
    BlackEagle pëlqen postimin.
  6. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
  7. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Urime per punen!
    Shume terheqese duket, Ndoshta do te dukej shume here me e mire nese do te botohej/
    No coment.
     
  8. Pleurat

    Pleurat Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,330
    Pëlqimet:
    583
    Pikë nga trofetë:
    343
    Kenaqesi te shohesh qe tash e sa vite Itshqip mbetet forumi apo komuniteti me i madh shqiptar per teknologji.

    Qe nga viti 2010,te gjithe kemi kemi japur me te miren nga vetja jone duke ja ngritur vleren ketije forumi cdo dite e me shume,perkunder mos perkrahjes qe permende ne artikull,mendoj se suksesi me i madh eshte vet fakti qe tash e sa vite ekzistojme vetem ne baze te vullnetit dhe deshires qe sa me shume t'i ndihmojme njeri tjetrit.

    Si staffi,ashtu edhe antart tjere jane te barabart ne itshqip,duhet ta dini se staffi nuk e konsideron vetveten me superior se tjeret,thjesht ne mundohemi qe gjithqka te shkoje sa ma mire dhe te veprojme ne baze te rregullave.

    Cdo etap teknologjike se pari ka kaluar ketu,ne kete forum,shpresoj qe shume tjera do ti presim dhe kalojme se bashku.

    Ju pershendes gjithve :)
     
    Pajtim-H, boom3rang, Blerim R. dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  9. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
    gjdo gje e mire ne kosove akuzohen ne at menyre duke filluar nga shoqatat bamirse deri tek levizjet poltike e qe me se shumti eshte sulmual ne kete menyre levizja vetvendosje.
     
  10. sp0nTeX

    sp0nTeX Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,514
    Pëlqimet:
    390
    Pikë nga trofetë:
    138
    Gjynah qe nuk eshte publiku kjo revist,shum t'ri do te perfitonin prej saj dhe te vedisoheshin per shum gjera ne lidhje me teknologjin.
    Por un mendoj qe Portali duhet me qen aktiv gjithmon me lajme,shum shpesh hy ne portal dhe gjithmon lajmet e njejta.Merrini edhe ju lajmet prej portaleve tjera por duke e cek burimin sepse portali nuk eshte ber update qe shum kohë.
     
    boom3rang pëlqen postimin.
  11. feridshaqiri

    feridshaqiri Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,276
    Pëlqimet:
    268
    Pikë nga trofetë:
    178
    Kënaqësi të jesh pjesë e një komuniteti kaq të madh dhe nder të japësh kontributin sado të vogël në të.

    Afër një dekadë pune, angazhimi i të gjithë neve si anëtarë të këtij komuniteti duke mos kursyer asgjë nga vetja vetëm që t’iu ndihmojmë të tjerëve, e them këtë për të gjithë anëtarët dhe jo vetëm për stafin e forumit.
    Përkushtimi i të gjithë anëtarëve e ka bërë që ky forum të jetë ende aktiv dhe do ta bëj që të vazhdoj të jetë.

    E falënderoj Valonin ( @VaLoN ) për këtë shkrim tejet emocional, por edhe motivues për të vazhduar më tutje.

    Faleminderit dhe përshëndetje për t’ gjithë!
     
    Mr.Gh0$T, VaLoN dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  12. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,484
    Pëlqimet:
    2,076
    Pikë nga trofetë:
    448
    Bravo Valon per kete shkrim.

    Mendoj qe kjo deshmon vetem nje gje, Deshtimin e Institucioneve te vendit ne raste te caktuara te cilat mund te ishin ne dobi te shum qytetareve. Kjo ndodh sepse kemi njerez joprofesional neper funksione shtetrore te cilet doemos duhet te largohen, dhe keta vende te zevendesohen me njerez te mendjes se hapur, dhe pa paragjykime te tilla absurde.

    Ne shtet normal dhe ligjore ky paragjykim do te duheshte te deshmohej ne gjykat, dhe te paditej ky institucion per shpifje. Por meqe e dijm se Kosova eshte nje shtet i ri dhe ka nevoje per pak kohe qe disa gjera te rregullohen atehere, pak a shum e dijm edhe epilogun e nje rasti te tille gjyqsor.

    Un dua gjithashtu te ju percjell edhe nje mesazh.

    Ne nuk do te ndalemi, ndoshta pak me hapa te ngadalshem, por nuk do te dorezohemi ne asnje menyre, kemi akoma shum per tju ofruar te rinjeve ne kete fushe, dhe patjeter qe duhet te jemi ne hap me kohen dhe teknologjite e reja.
     
    Pajtim-H, BlackEagle dhe LorentK pëlqejnë postimin.
  13. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,732
    Pëlqimet:
    305
    Pikë nga trofetë:
    213
    Beje teme ngjitese per te gjith antaret e rinje ta lexojne.
     
  14. p3n7357

    p3n7357 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    438
    Pëlqimet:
    110
    Pikë nga trofetë:
    53
    Respekte per te gjithe krijyesit e ketij komuniteti
     
  15. aRdiiaN

    aRdiiaN Anëtar Fillestar

    Postimet:
    80
    Pëlqimet:
    69
    Pikë nga trofetë:
    18
    Itshqip asht forumi i vetmi qe i ka mbijetu kohes ju lumutt (Y) !
    Mirpo do te doja qe ne nje te ardhme te shkurt ky forum te ket me shum mesime qe do te ju hynin ne pun gjeneratav te reja !
     
  16. alcodergirl

    alcodergirl Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    14
    Pikë nga trofetë:
    3
    Pershendetje!
    U mahnita nga ajo qe lexova! Ky forum paska bere nje rruge goxha te gjate :hearteyes:

    Tani kane kaluar 4 vjet qe kur juve ju eshte mbyllur dera, pse nuk provoni te trokisni perseri? Gjerat kane ndryshuar tani dhe mund te keni pergjigje pozitive :)
    Mendojeni njehere,
    Gjithe te mirat
     
  17. Erjon Ozuni

    Erjon Ozuni Anëtar

    Postimet:
    1
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    interesant;)
     

Shpërndaje faqen

Loading...