1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Hacktivity 2015 po afrohet

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga VaLoN, 2 Korrik 2015.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    [​IMG]
    Më 9 dhe 10 Tetor, 2015 do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore . Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë, përkatësisht në Qendrën Kulturore MOM . Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë do të ketë prezantime, seminare, lojëra, ndeja gjatë mbrëmjes, si dhe mbi 1000 pjesëmarrës hakerë nga gjithë bota.


    Hacktivity 2015, është konferenca e 12-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Si edhe në konferencat e kaluara edhe në këtë konferencë do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e IT sigurisë. Të arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale.

    Përveç folësve që do të përzgjidhen nga juria, ashtu edhe sikurse në konferencat e viteve të kaluara do të ketë folës të ftuar nga organizatorët, e të cilët janë persona nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë.

    Organizatorët do të publikojnë listën e folësve gjatë javëve në vijim por duke ditur emrat e folësve që kanë folur në konferencat e mbajtura gjatë viteve të kaluara besojmë se edhe këtë vit kjo konferencë do të jetë e jashtëzakonshme dhe me folës nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë, kështu që ky është një rast ideal për ekspertët dhe të a pasionuarit shqiptar të sigurisë kompjuterike, që të marrin pjesë në këtë konferencë kaq të njohur.

    Itshqip ashtu sikurse edhe viteve të kaluara, do të jetë sponsor medial edhe i konferencës për këtë vit dhe do të iu informojë për gjithçka rreth kësaj konference./itshqip.com/
     
    mikrotik, Blerim R., dr_iton dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  2. Shadow-Walker

    Shadow-Walker Anëtar Fillestar

    Postimet:
    79
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    8
    Sygjerim, nqs shkoni mos u lidhni me wifi se do ju hackojn :p
     
  3. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    Jo me 4G kena mu lidh.
     
  4. bi0

    bi0 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    432
    Pëlqimet:
    312
    Pikë nga trofetë:
    73
    A do te ket foles nga Kosova apo AL ?? do te ishte shum mir qe edhe IT SHqip te prezentonje nje talk
     
  5. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,481
    Pëlqimet:
    2,073
    Pikë nga trofetë:
    448
    Nuk besoj qe do te ket foles nga Kosova apo Shqiperia kete vit, per vitin tjeter nuk i dihet...:)
     
  6. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    Deri me sot kane aplikuar persona pervec nga Hungaria edhe nga Holanda, Belgjika, SHBA, Rusia, Franca, Gjermania, Cekia, Tailanda edhe India. Pra nuk ka aplikuar askush nga Shqiperia apo Kosova por ende ka kohe ngase afati per aplikim eshte deri me 30 korrik dhe mundet me apliku dikush nese eshte i interesuar edhe na mundemi mi ndihmu per me apliku apo gjithcka tjeter rreth konferences.
     
  7. bi0

    bi0 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    432
    Pëlqimet:
    312
    Pikë nga trofetë:
    73
    Per 30 korrik shum pak koh per me pergadit diqka mir , amo mendoj qe vitin tjeter nese punojm bashk mund te bejm nje talk , ndoshta gjejm pak koh mess punes dhe jetes qe te punojm diqka , jam fans i madh dhe i percilli te gjitha Defcon dhe Blackhat conferencat . Do te ishte teper mir qe ta perjetojm edhe ne nje send te till
     

Shpërndaje faqen

Loading...