1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Gjobë rreth ngasjës se veturës ?

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga blleekkzz, 3 Shkurt 2020.

  1. blleekkzz

    blleekkzz Anëtar Fillestar

    Postimet:
    60
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    8
    Përshëndetje, më falni nëse nuk është vendi adekuat për të pyetur rrëth kësaj çështje por sot më është shqiptuar gjoba me arsyetimin ngasje e vetures në ndikimin e alkoolit me ç'rast sipas alkool testit që më është bërë ka dal të jetë 0.6g për litër qe i bie e kam kaluar normën prej 0.5g që thuhet të jetë sasia mbi të cilën konsiderohet normale.
    Pas shqyrtimit të rastit më është konfiskuar patent shoferi prej 6 muaj dhe këtu qëndron edhe problemi kryesor pasi që domosdosmërisht më duhet te jem aktiv ne vozitje për shkak të angazhimit profesional dhe kërkoj nga ju që nese keni ndonjë informacion apo përvojë të ngjashme me këtë që sapo thash të me tregoni se cilat janë mundësitë qe të reduktoj kohen e konfiskimit të patent shoferit të paktën në 3 muaj pasi që më është dhënë e drejta e ankesës dhe poashtu nuk e kam tejkaluar edhe aq shumë sasine e paraparë prej 0.5g.

    E kuptoj që jam totalisht gabim dhe kam thyer rregullat e poashtu mund edhe të kisha bërë ndonje aksident me fatalitet por është hera e parë që të më ndodh diqka e tillë.

    A mendoni se ka ndonjë rrugë të cilën mund të ndjek që sadopak të reduktoj kohën prej 6 muaj të konfiskimit të dokumentit.
     
  2. eby

    eby Anëtar Aktiv

    Postimet:
    222
    Pëlqimet:
    85
    Pikë nga trofetë:
    38
    Alkoli ka ligje shume te rrepta dhe mire bene qe i ka. Menyre tjeter eshte "Korrupsioni" ne gjuhen e Metropolit ose "Rryshfeti" ne gjuhen e Provinces. Por Rilindja ka bere nje sistem Online, nqs se leja e drejtimit eshte rregjistruar si e pezulluar nga qarkullimi eshte e veshtire qe ta maresh. Nje miku ime e mori si karton per qarkullim, normalisht me rryshfet, por qe duhet te ishte shume i kujdesshem sepse marja e nje gjobe me prezencen e tije do i hapte shume pune, vetes dhe personit qe e kishte leshuar kartonin. Leja e drejtimit vazhdonte e pezulluar.
     
  3. Cyb3R-Gh0sT/

    Cyb3R-Gh0sT/ Anëtar Aktiv

    Postimet:
    324
    Pëlqimet:
    61
    Pikë nga trofetë:
    38
    pervec se te gjesh ndonje mik dhe te paguash ndonje lek sbesoj se ka rruge tjeter
     
  4. tupac.al

    tupac.al Anëtar Fillestar

    Postimet:
    81
    Pëlqimet:
    55
    Pikë nga trofetë:
    28

    Shum e thjeshte. Nese policia kur ju ndalon ben verifikim patentash direkte online athere smund te besh asgje.
    Nese ju ben verifikim me sy apo kontroll i thjeshte e ke nje zgjidhje efikase dhe te shpejte.
    Bej nje patente fallco me te dhenat tua mjafto mos tejkalosh shpejtesine apo te kapesh me alkol serisht (gje qe te ben te futesh ne mekanizmin e verifikimit te metejshem).
     
  5. dr_iton

    dr_iton MSc. Inxhinier i Softuerit Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,333
    Pëlqimet:
    360
    Pikë nga trofetë:
    228
    Sinqerisht nuk ta kisha preferuar asnjë nga metodat e parapostuesve, pasi që nga një kundërvajtje që e ke, ata po të fusin edhe më thellë në telashe.
    Mendoj se duhet të presësh derisa të skadon dënimi dhe të kesh kujdes tjerave hera që mos të konsumosh alkool nëse e ke të domosdoshme vozitjen.
    Përshëndetje.
     
    @science dhe Poshnjari pëlqejnë postimin.
  6. blleekkzz

    blleekkzz Anëtar Fillestar

    Postimet:
    60
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    8
    Faleminderit nga ju për përgjigjet por un kam menduar të bëj një ankesë për shkak se sipas ligjit të cilin kam lexuar për rastin tim gjoba thuhet të jetë 3 deri në 6 muaj konfiskim patente dhe 100 deri në 300 euro gjobë dhe rasti im është disi me i lehtë pasiqë norma per alkool ishte 0.5g deri 1.0 g dhe 1.0g deri 2g ose 3g nuk e mbaj mend saktë dhe un jam 0.1g mbi limitin e lejuar pra 0.6g dhe nuk kam asnjë shënim tjeter në raportin e shkruar nga ta që sipas logjikës time mendoj së është paksa e tepruar dhe do të duhej të ishte rreth 3 muaj e jo 6 dhe mendoj se kam të drejtë të bëj këtë lloj ankese.
     
  7. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    1,820
    Pëlqimet:
    547
    Pikë nga trofetë:
    293
    Epo mirë bëjë ankesë @dr_iton të ka dhene nje pergjigje te sakte dhe të logjikshme.
     

Shpërndaje faqen

Loading...