1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Gjithcka rreth Bitcoin

Tema tek 'Bitcoin' e hapur nga Albcrypto, 1 Mars 2017.

  1. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Cfare eshte Bitcoin?
    [​IMG]
    Bitcoin eshte nje forme e re paraje, eshte nje monedhe dixhitale e decentralizuar. Kjo do te thote se nuk kontrollohet nga askush dhe mund te perdoret nga te gjithe. Bitcoin prodhohen gjate nje procesi qe quhet "Bitcoin Mining" duke perdorur nje program kompjuteri. Ky program eshte falas dhe mund ta shkarkoj kushdo. Programi u krijua ne vitin 2009 nga nje person me pseudonimin "Satoshi Nakamota" identiteti I te cilit nuk dihet akoma. Por kjo nuk ka rendesi pasi programi eshte "open source" dhe mund te shikohet nga cdo njeri. Per momentin egzistojn rreth 11 milion Bitcoin, por numri I tyre eshte I limituar. Numri maksimal I tyre eshte 21 milion dhe ky numer do te arrihet ne vitin 2140.

    -Per cfare mund te perdoret Bitcoin?

    1. Per te transferuar leke ne cdo vend te botes. Transfertat e lekeve me moneygram ose me ane te bankes kan tarif shtese deri ne 10%. Ndersa transfertat e Bitcoin jan falas, dhe mund te transferosh sa te duash dhe ku te duash.

    2. Nese zoteron bitcoin mund te blesh produkte online me bitcoin me cmim shume here me te ulet se cmimi ne euro apo dollar.

    3. Si investim. Mund te blesh disa bitcoin, dhe ti shesesh pas disa muajsh me cmim me te larte. Psh ne janar te ketij viti mund te blije 10 Bitcoin me 100 euro. Tani 10 Bitcoin kushtojne rreth 1500 euro. (Ne janar 2012 mund te blije 200 Bitcoin me 100 euro dhe tani do te kushtonin rreth 30 000 euro)

    Vende ku mund te blesh me Bitcoin:
    1. Amazon , (Shume nga ju mund te me kundershtojne duke thene se Amazoni nuk pranon pagesen me Bitcoin), por une madje kam postuar 2 tema sesi edhe mund te fitojme shuma marramendese duke blere me Amazon fale Bitcoin falehttps://purse.io/, ose metodes time:https://forum.itshqip.com/threads/si-arrita-te-fitoj-1-mije-dollare-fale-bitcoin-dhe-amazon.50838/
    2.Rimbushje e telefonit nga shtepia(Suportohet vetem per Shqiperine)
    [​IMG]
    3. Bli makine me Bitcoin tek TESLA(Kerko ne google dhe e gjen lehtazi pasi s'dua ta mbush postimin me linqe)
    4. Bej udhetime duke paguar me bitcoin fale websiteve si http://bitcoin.travel
    5. GyftBli GiftCarde duke paguar me Bitcoin
    6. Bli cdo gje elektronike duke paguar me Bitcoin ne https://www.newegg.com/
    7.
    Bli domaine duke paguar me Bitcoin ne: https://www.namecheap.com/support/payment/bitcoin.aspx
    Te tjera:

    Coinizy, mund te marresh credit card virtuale. Mund te verifikosh paypal. (Duhet te kesh 3$ ne karte).
    Mund te blesh sherbime private - perdoret ne forume te huaja shume.
    XBTfreelancer - freelance job ku paguan me bitcoin.
    Expedia pranon btc (booking hotels etc)

    Shume sherbime hosting/vps etj pranojne btc.

    Si mund te zoterosh disa Bitcoin?


    1. Bitcoin Mining. Mund te shkarkosh programin dhe te prodhosh vet Bitcoin. Por sa me shume njerez qe e perdorin programin aq me pak Bitcoin do te perfitoi secili. Per momentin me nje kompjuter te zakonshem prodhon vetem 0.03 Bitcoin ne muaj.

    2. Ti blesh online. Ka disa markete online me te cilet mund te blesh Bitcoin. Por procesi I regjistrimit eshte I gjate dhe I komplikuar.

    3.Ti blesh me leke cash. Ti blesh nga dikush me leke ne dore eshte menyra me e shpejte dhe me e lehte per te blere bitcoin.


    Bitcoin - Te rejat e vitit 2017(Si Bitcoin me ndryshoi jeten..)


    Viti 2017 ka qene viti me i suksesshem per Bitcoinin deri tani, muajt e pare kane shenuar rritje te medha. Cmimi ka shkuar nga 1000$ ne 1220$ per momentin dhe ata qe kane investuar i kane shumfishuar shifrat e tyre. Sic kam permendur dhe me pare ky do jete viti me i rendesishem per Bitcoin, pasi ne muajt ne vazhdim ose do te kete ulje ose shifrat do te vazhdojne drejt nje rritje e Bitcoin do te behet monedhe virtuale aq e rendesishme saqe mund te zevendesoje dhe parane..Per ata qe mendojne se Bitcoin s'eshte i sigurt ose perdoret per gjera ilegale ju ftoj te lexoni disa nga lajmet e reja dhe do te shihni se ka ndryshime dhe per keto. Personalisht, ne menyrat qe kam postuar ne kete forum Bitcoini me ka ndryshuar jeten me plot kuptimin e fjales. Kisha 1 vit qe merresha me programim dhe pervec faktit qe isha i mire ne Informatike nuk dija ti shfrytezoja njohurite e mia. E vetmja gje qe me shtynte perpara ishte pasioni dhe vendosmeria, as prinderit nuk me inkurajonin. Thonin se po humbja kohe ne Laptop dhe se nuk do te me sillte asgje, ndoshta mundohesha ti beja te gjitha dhe kjo beri te bija edhe nga mesimet, por kurre nuk u dorezova. Kam provuar me mijra menyra sesi pasioni im mund te me sillte perfitime dhe sesi mund te ndihmoja familjen financiarisht, por gjate nje periudhe kohe te lodhshme nga te gjitha aspektet nuk ja dola. Vendosa ta lija laptopin menjane, dhe bera nje pushim 6 mujor. Ne cdo moment kodet, shifrat me kalonin ne mendje, e di qe disa veta e bejne kete pune per para, por celesi i suksesit eshte deshira. Nese ben ate qe do, nese e deshiron me te vertete, nje dite do te te kthehet gjithcka mrapsht, do shperblehesh per cdo sekonde te vetme te lodhjes tende, e vetmja gje qe te ndan nga suksesi eshte durimi, vullneti dhe dija. Mbaj mend qe para 6 muajsh bleva nje Laptop te ri qe kushtonte 300 mij leke te vjetra, pasi i vjetri me ishte prishur me kalimin e kohes. Ishte momenti qe duke shfletuar neper Forume, duke kerkuar i etur per dije dhe sukses njoha me mire se cfare ishte Bitcoin, me terhoqi jashtezakonisht shume, kur pashe rritjen e madhe po mendoja nese do ta merrja vesh pak vite me pare por isha akoma ne kohe, lexova shume menyra sesi mund te fitoje me Bitcoin, shpenzova 3 muaj duke hartuar nje plan per te fituar para, cdo sekond shifra me kalonin para syve, ndonjeher mendoja te hiqja dore, por ishte pasioni ai qe me mbajti ne kete loj. Pasi u morra 3 muaj me planet e mia, diten e pare arrita te beja 3$ dhe isha njeriu me i lumtur ne bote. Me pas bleva nga Paxfuli Amazon Gift Card duke i shitur ato per me shume deri sa arrita nje shume simbolike qe e kisha enderruar gjithmone ta beja vete : 100$, vazhdova duke perdorur shume menyra deri sa muajin e pare arrita rreth 333$ Bitcoin. Keto i perdora per te blere Amazon Gift Card Ecodes dhe kur arrita shifren 1000$ porosita 2 telefona qe i nevojiteshin personave te afert dhe i morra leket cash, nuk do ta harroj kurre diten qe morra leket, nuk behej fjale per leket, sic eshte ajo shprehja: "Fuck the money, this is what I have ever wanted!". Ndiehesha i suksesshem , jam vetem 17 vjec dhe prej 3-4 muajsh arrij te nxjerr 600$ cdo muaj, rroge me te larte sesa shteti ku jetojme qe s'ben asgje per ne i jep arsimtareve. E ne fund ajo cka ka rendsi ishte vetem buzqeshja ne syte e te afermeve te mi, ajo vlen me shume se cdo gje ne bote. Keshillat jane te ndryshme, por une do ju jap vetem nje: "Kaloni cdo sekonde te jetes tuaj duke kerkuar endrren me te madhe, synoni gjithmone per me lart, edhe nese nuk do deshtoni, te pakten te shihni nga qielli e te thoni, dhashe maksimumin, ja dola!
    [​IMG]

    [​IMG]
     
    Last edited: 1 Mars 2017
    DarKZonE, LabinotH, alteo dhe 21 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,437
    Pëlqimet:
    1,071
    Pikë nga trofetë:
    358
    Big like :)
     
    Taskforce dhe Albcrypto pëlqejnë postimin.
  3. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Rrofsh vlla! ;) Per mua e di ti , je nje nga anetaret me te mire ne kete forum!
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  4. KingKong

    KingKong Anëtar Aktiv

    Postimet:
    107
    Pëlqimet:
    33
    Pikë nga trofetë:
    38
    Mund te me shpejgosh rreth programit Mining si funkcionon kjo, a ka deme pc kur ben mining? a duhet te lene ndezur? dhe linkun offcial te programit
     
  5. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    https://www.bitcoinmining.com/
    Vec futu e lexo, ndersa mendimi personal eshte qe ne Shqiperi e Kosove nuk ja vlen me u marr me Mining pasi pajisjet kushtojne shume dhe ajo qe do fitosh do te iki vec nga energjia elektrike qe do paguash. Gjithsesi ky eshte mendimi im, nese te intereson mjafton te klikosh mbi link edhe merr vesh cdo gje x Mining se s'kam kohe te perkthej! Gjithe te mirat!
     
    KingKong pëlqen postimin.
  6. ahmet123

    ahmet123 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    301
    Pëlqimet:
    51
    Pikë nga trofetë:
    38
    bravo vlla edhe hallall tkoft, shembull i mir per kejt.
     
    Albcrypto pëlqen postimin.
  7. iAlbert

    iAlbert Anëtar Aktiv

    Postimet:
    133
    Pëlqimet:
    46
    Pikë nga trofetë:
    53
    Gjate leximit te pjeses se dyte ndjeva nje energji shum pozitive, bravo shok qe nuk je dorezuar dhe te deshiroj shum sukses ne jete. Gjithashtu i inkurajoj te gjithe antaret e tjere te shkojne pas endrrave te tyre, e di qe nuk eshte lehte por me besoni qe ja vlen.
     
    Albcrypto pëlqen postimin.
  8. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Shume faleminderit per mbeshtetjen!
     
  9. bone

    bone Anëtar Aktiv

    Postimet:
    358
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18
    a mund te me tregosh kete menyren se si te Fitoj 0.03BTC ne muaj me PC te zakonshum.
     
  10. iboanonymous

    iboanonymous Anëtar i Njohur

    Postimet:
    544
    Pëlqimet:
    116
    Pikë nga trofetë:
    88
    Vertet jom falenderues ndaj teje,faliminderit per ket Tem mke jep motivim:)
     
    Albcrypto pëlqen postimin.
  11. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Kam postuar metoda vella, shih ate me Purse,io , nderrime shitje blerje ne Paxful, blerja e Amazon Gift Card lire dhe me pas blen produkte me ato ne Amazon e i shet per te dale ne fitim...Ka dhe menyra te tjera qe sigurisht do t'i postoj ndoshta pak me vone..
    Shume faleminderit per vlersimin ! :)
     
    ahmet123 pëlqen postimin.
  12. bone

    bone Anëtar Aktiv

    Postimet:
    358
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18
    @Albcrypto Po ate e pash por e pata fjalen per kete me MINING me pc TE ZAKONSHEM qe ti fitoj 0.03 ne muaj. Kete dua te dije si ?
     
  13. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Nuk kam bere ndonjehere mining por thashe nje shifer te caktuar qe mund te fitosh :
    https://www.bitcoinmining.com/ Lexo ketu por nuk del ne fitim nga mining me PC te zakonshem , se ajo qe do fitosh do te shtohet te fatura energjise elektrike. Duhen pajisje te mira...
     
  14. bone

    bone Anëtar Aktiv

    Postimet:
    358
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18
    Albcrypto me pc te zakonshem nuk mundesh ti fitosh as 0.0000000000003 ne muaj e jo me 0.03
    Po ti e paske pas vetem sa per tekst me shume
     
  15. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Kur nuk ke kuptuar pjesen qe kam shkruar dhe s'ke aq shume njohuri mos kundershto direkt, po te kesh pajisje Bitcoin Mining me Pc te zakonshem edhe fiton 0.03 Bitcoin ne muaj, por pajisja do 2000 Euro.
     
  16. Arditii

    Arditii Anëtar i Njohur

    Postimet:
    535
    Pëlqimet:
    47
    Pikë nga trofetë:
    73
    2000 Euro, shpjegoje pak se qenka alamet shume.
     
  17. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    E kam permendur shume here qe nuk kam bere ndonjehere Bitcoin Mining dhe po aq here ju kam derguar ate linkun qe mund te lexoni gjithcka dhe ju pergjigjet cdo pyetje qe keni...
     
  18. bone

    bone Anëtar Aktiv

    Postimet:
    358
    Pëlqimet:
    21
    Pikë nga trofetë:
    18

    1. Bitcoin Mining. Mund te shkarkosh programin dhe te prodhosh vet Bitcoin. Por sa me shume njerez qe e perdorin programin aq me pak Bitcoin do te perfitoi secili. Per momentin me nje kompjuter te zakonshem prodhon vetem 0.03 Bitcoin ne muaj.


    Nuk po sho qe ke shkru dikun ktu qe duhet me pas paisje ekstra per paisje ekstra e di po por thash ndoshta ti po dishe vetem me PC te Zakonshem pasi qe nuk ke cek ndonje pasije tjeter.

    Nuk eshte kundershtim apo diqka tjeter thjesht doja te dije menyren se si te fitoj 0.03 ne muaj me pc te zakonshem.
     
  19. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,437
    Pëlqimet:
    1,071
    Pikë nga trofetë:
    358
    Me mining me shume e prish kompjuterin sesa fiton nese punon me cpu...
     
  20. Albcrypto

    Albcrypto Anëtar Aktiv

    Postimet:
    158
    Pëlqimet:
    150
    Pikë nga trofetë:
    58
    Nuk besoj se e ke serjozisht, kliko linkun per me shume ta thash 100 here..Mos mendo ti marresh te gjitha gati nga une se nuk jam aq i ditur..
     
    iboanonymous pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...