1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Formularin e Vetëdeklarimit raiffeisen.al

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga shteti, 14 Maj 2020.

  1. shteti

    shteti Anëtar Aktiv

    Postimet:
    127
    Pëlqimet:
    79
    Pikë nga trofetë:
    38
    Prsh,

    A i ka ardhur ndonjerit mesazhi me posht nga raiffeisen.al? Dua me shum info nqs keni, per cfare behet fjale ose si keni vepruar? flm

    https://ibb.co/hdqkVj3


    [​IMG]
     
  2. Pitkini

    Pitkini Anëtar Fillestar

    Postimet:
    52
    Pëlqimet:
    31
    Pikë nga trofetë:
    18
    Te kerkojne te japesh informacion per te ardhurat e tua.
     
    shteti pëlqen postimin.
  3. olsi26431

    olsi26431 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    148
    Pëlqimet:
    60
    Pikë nga trofetë:
    28
    Deklarimi i të ardhurave personale për çdo shtetas të Shqipërisë (jo-biznes) që kalon mbi 2.000.000 lekë të reja fitime në vit ka qenë i detyrueshëm prej kohësh. Tashmë prej Janarit me një VKM u kërkohet bankave të nivelit të dytë, që, personave të cilëve kjo shumë u kalon në periudhën një vjeçare, tu kërkojnë klientëve të tyre të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit pranë bankës. Afati me sa di unë është shtyrë deri më 15 Korrik, ishte në 15 Mars, pastaj u shty në fillimin e pandemisë deri më 15 Maj, dhe më pas këtë të hënë, u shty më 15 Korrik. Normalisht banka ka parë që në periudhën ligjore të deklarimeve15 JJanar 2019 - 15 Janar 2020, ti ke të ardhura mbi 2.000.000 lekë, dhe për këtë arsye ka ardhur dhe e-maili. Nuk di të them nëse me këtë deklarim të kap apo jo TAP (Tatimi mbi të Ardhurat Personale) që është 15%! Sepse kam pyetur shumë dhe asnjë smë ka dhënë një përgjigje të saktë.
     
    @science, shteti dhe Poshnjari pëlqejnë postimin.
  4. shteti

    shteti Anëtar Aktiv

    Postimet:
    127
    Pëlqimet:
    79
    Pikë nga trofetë:
    38
    M sa di un duhet te kesh te ardhur ambi 2.000.000 lekë te reja ne vit gje qe un nuk i kam aq te ardhura po shum me pak
    Nuk jan i sigurt po me duket se kan pere ndryshine ne kete ligj se fundmi, pra nese ke te ardhura mujore me 60m lek te reja, ato do te tatohen
    Puna eshte se ne qe punojm online nuk esht se kemi te ardhura mujore kostante, pra 60m lek cdo muaj, ka muaj qe jan 30m 40m etj, keshtu se kuptoj si do te tatohmi ne?
     
  5. eby

    eby Anëtar Aktiv

    Postimet:
    252
    Pëlqimet:
    109
    Pikë nga trofetë:
    53
    shteti pëlqen postimin.
  6. clusterphys

    clusterphys Anëtar i Njohur

    Postimet:
    880
    Pëlqimet:
    273
    Pikë nga trofetë:
    93
    A gjitha bankat apo vetem raiffeisen. Un kam credins sma ka ardh gje mua
     
  7. tupac.al

    tupac.al Anëtar Aktiv

    Postimet:
    289
    Pëlqimet:
    285
    Pikë nga trofetë:
    73
    Eshte per te gjitha. Une e kam bo ne Alpha Bank para 5-6 vitesh.
     
  8. olsi26431

    olsi26431 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    148
    Pëlqimet:
    60
    Pikë nga trofetë:
    28
    Po pra do tatohesh gjithmonë me 15% TAP, Tatim mbi të ardhurat personale. Pra nëse ti thua në bankë më vijnë 60.000 në muaj, normal që banka për llogari të tatimeve mban 15%. Besoj se kështu duhet të funksionojë.
     
    shteti pëlqen postimin.
  9. shteti

    shteti Anëtar Aktiv

    Postimet:
    127
    Pëlqimet:
    79
    Pikë nga trofetë:
    38
    po e kam fjalen qe nuk jan gjithmon 60.000 ne muaj, psh ka muaj kur jan 25.000, prap do tatohem me 15% un?
     
  10. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    658
    Pëlqimet:
    172
    Pikë nga trofetë:
    88
    Nese nuk e kalon shumen e cakuar nga shteti nuk besoj se duhet te paguash taksa.
    Per me shume informacione mund te pyesesh ne zyrat e kontabilotetit, ndonje ekonomist ose ne tatime. Klm
     
    shteti pëlqen postimin.
  11. olsi26431

    olsi26431 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    148
    Pëlqimet:
    60
    Pikë nga trofetë:
    28
    Këtë nuk e di, të them të drejtën. Pra askush nuk ka të qartë nëse ne si (jo-biznese) a na favorizon ligji i 2.000.000 lekëve me tatime 0 apo na kap Tatimi i të ardhurave personale. Kjo është e panjohur sepse siç e ka shkruar @eby më lart unë e kam lexuar atë ligj që është i janarit 2020, por nuk saktësohet asgjë nga pyetjet tona aty. Aty thuhet vetëm që bankave ju del si detyrim tu kërkojnë klientëve Deklarimin e të Ardhurave Personale vjetore, dhe nuk preket mënyra e tatimit.
     
    shteti pëlqen postimin.
  12. eby

    eby Anëtar Aktiv

    Postimet:
    252
    Pëlqimet:
    109
    Pikë nga trofetë:
    53
    Eshte nje ligj kompleks, sepse permbleth shume gjera.
    -Evidentimin dhe ndalimin e te ardhurave nga burime te dyshuara si organizatat kriminale
    -Evidentimin dhe ndalimin e informalitetit
    -Pasja e nje pasqure te qarte mbi te ardhurat vjetore dhe rakordimin e tyre midis ardhjeve dhe shpenzimeve. Sepse shume njerez ne Shqiperi deklarojn te ardhura minimale dhe kan ne pronesi pasuri miliona €.
     
    @science, shteti dhe olsi26431 pëlqejnë postimin.
  13. olsi26431

    olsi26431 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    148
    Pëlqimet:
    60
    Pikë nga trofetë:
    28
    Ashtu është, por nuk sqaron kush dhe si tatohet. Pra nuk është e qartë nëse këto të dhëna po mblidhen për referenca apo edhe për tu tatuar më pas.
     
  14. shteti

    shteti Anëtar Aktiv

    Postimet:
    127
    Pëlqimet:
    79
    Pikë nga trofetë:
    38

Shpërndaje faqen

Loading...