1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Felix Lindner folës kryesor në Hacktivity konferencën e 12-të me radhë

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga VaLoN, 24 Shtator 2015.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    Më 9 dhe 10 Tetor, 2015 për herë të 12-të do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Hakerë dhe ekspertë të njohur nga dhjetë shtete të ndryshme do të marrin pjesë gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime tepër interesante.

    Hacktivity 2015 është konferenca e 12-të me radhë. Një e arritur e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh edhe faktin se pjesëmarrja në të është rritur çdo vit. Ata që do të kenë rastin të marrin pjesë në këtë konferencë do të mund të ndjekin mbi 30 prezantime dhe 4 punëtori (workshops) nga fusha të ndryshme të teknologjisë informative, zbulime të reja, teknika të reja dhe zgjidhje për probleme të ndryshme. Do të ketë edhe gara të ndryshme nga fusha e sigurisë kompjuterike si dhe ndeja në mbrëmje.

    [​IMG] Këtë vit folës kryesor në Hacktivity do të jetë Felix Lindner, i njohur si „FX” në komunitetin e hakerëve, i cili është themelues i Recurity Labs. Prezantimi i tij do të jetë befasi për pjesëmarrësit prandaj deri ditën e mbajtjes së konferencës nuk do të dihet se çfarë teme do të prezantohet Felix Lindner. Sipas Felix-it hakingu ka ndryshuar ngase tani një lëshim sigurie mund t’i kushtoj me miliona dollarë ushtrive apo agjencive tjera shtetërore në mbarë botën.

    Felix duke qenë pjesë e kompanive më të mëdha botërore ka kontribuar mjaft shumë për fushën e sigurisë kompjuterike. Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme nga kjo fushë dhe pjesëmarrësit përveç që do të mund të ndjekin prezantimin e tij do të kenë mundësi edhe të bisedojnë me të.

    Përveç Felix-it do të ketë edhe folës të tjerë të njohur siç është Marina Krotofil e cila gjatë prezantimit të saj do të demonstroj se si përmes sulmit kibernetikë mund të shkatërroj një kompani.

    Në kohën të cilën ne jetojmë pothuajse çdo gjë mund të hakohet dhe as pajisjet e mençura nuk bëjnë përjashtim. Axelle Apvrille do të shpjegojë se sa pak njohuri kemi rreth rreth sigurisë së pajisjes së mençur për fitnes „Fitbit Flex” dhe do të demonstrojë se si mund të hakohen këto pajisje.

    Analizimi i programeve keqdashëse dhe sistemet anti-APT do të vihen nën mikroskop gjithashtu. Zoltán Balázs do të flasë në lidhje me metodat e detektimit të programeve keqdashëse ndërsa Boldizsár Bencsáth do të dëshmoj se edhe produktet e shtrenjta të sigurisë mund të anashkalohen me metoda të thjeshta dhe do të demonstrojë se si vitin e kaluar kishin arritur të hakonin sistemet anti-APT.

    Attila Marosi dhe Omer Coscun do të informojnë pjesëmarrësit në lidhje me viruset dhe programet keqëdashëse të sponsorizuara nga nga agjencitë shtetërore të vendeve të ndryshme. Edhe këtë vit Attila do të marrë pjesë, pas prezantimit tepër të suksesshëm në lidhje me FinFisher vitin e kaluar, ndërsa Omer do të flasë në lidhje me programin keqdashës të njohur si Regin i cili sulmon rrjetet GSM.

    Punëtoritë (workshops) e ndryshme do të mbahen paralelisht me prezantimet dhe pjesëmarrësit e interesuar mund të marrin pjesë në nëse dëshirojnë të rrisin njohuritë e tyre duke parë nga afër metodat që prezantohen nga instruktorët e ndryshëm.

    Këtë vit Hacktivity do të organizojë edhe një takim të organizuar nga Deloitte që do të mbahet në restorantin Larus. Takimi do të udhëhiqet Iván Bedő (HVG magazine). Në këtë takim do të diskutohet në lidhje me rolin e institucioneve arsimore në edukimin e studentëve në fushën e sigurisë kompjuterike si dhe bashkëpunimin e këtyre institucioneve me kompanitë e ndryshme teknologjike.

    Pjesëmarrësit e interesuar të marrin njohuri nga fusha e sigurisë kompjuterike mund të ndjekin kurset e organizuara nga Hackerspace në Budapest. Për dhjetë personat më të dalluar nga këto kurse do të ofrohen dhjetë bileta për të qenë pjesë e Hacktivity 2015.

    Pra ka mbetur më pak se një muaj për fillimin e konferencës që do të mbahet në Qendrën Kulturore MOM të Budapestit dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë mund të blejnë biletën me zbritje që ofrohet deri më 15 Shtator në ueb faqen zyrtare të konferencës, ndërsa agjendën dhe prezantimet që do të mbahen mund t’i gjeni këtu. Për informata tjera mund të drejtohuni edhe tek faqja e konferencës në rrjetin social Facebook.

    Itshqip është sponsor i konferencës dhe do të i’u informojë për çdo gjë në lidhje me këtë konferencë.
     
    Hamdi Arifi pëlqen postimin.
  2. EmcCadch3

    EmcCadch3 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    222
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    33
    DESHIRA IME TE JEM SIKUR KI
    SI ARRIN TE BEHEN KAQ TE ZGJUAR MUND TE TREGONI
     
  3. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Eshte shume e thjeshte, LEXOJNË
     
    meteora pëlqen postimin.
  4. EmcCadch3

    EmcCadch3 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    222
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    33
    lexojne por nuk po lexojne se si te behemi
     
  5. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Nuk te kuptova?
     
  6. EmcCadch3

    EmcCadch3 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    222
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    33
    nuk lexojne se si te behemi sikur ai ..
    Nuk po ka zgjidhje mu ba sikur ai ..... kuptove haahah
     
  7. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
  8. Cyb3R-Gh0sT/

    Cyb3R-Gh0sT/ Anëtar Aktiv

    Postimet:
    331
    Pëlqimet:
    63
    Pikë nga trofetë:
    38
    lol, besoj e ka fjalen lexojn tip tutorialesh ''si te behesh hacker'' :(
     
  9. forever

    forever Anëtar Aktiv

    Postimet:
    140
    Pëlqimet:
    30
    Pikë nga trofetë:
    28
    Lexojne, eksperimentojne, studiojne, pra me pak fjale i perkushtohen me vullnet te plote per te arritur ate qe duan, kane shoqeri qe i permbahet ksaj tematike dhe konsultohen me njeri-tjetrin. Nje pjese e tyre kane arritur ktu prej vullnetit dhe kuriozitetit edhe pse mendoje qe nje pjese e tyre jane te "lindur" per kete pune.
    Nuk mund te behesh si puna ktij nqse shoqeria jote apo e imja e ka mendjen te hajne fara gjithe diten, te lejne oret e mesimit per te lujt playstation apo te rrin gjithe kohes ne lloto.
     
    Cyb3R-Gh0sT/ dhe urankajtazi pëlqejnë postimin.
  10. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Ah, se nuk e kuptova. Nese eshte qajo, ateher po ja jap pergjigjen ketu. I dijshem per IT nuk mundesh me u bo tu lexu tutoriale qe behen neper foruma pa e mesu thelbin, logjiken se si funksionojn gjerat rreth teknologjise informative. Ne tutoriale mundesh me mesu nje gje specifike se qysh me e bo saktesisht qato, por jo gjithcka. Andaj lexon/meson rregullisht mundesh me kon i dijshem.
     
  11. Hamdi Arifi

    Hamdi Arifi Anëtar

    Postimet:
    49
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    8
    @forever E vertet shumica na nshkollen e mesme lujna qoke e kur tvene puna per nfakultet thojna hajt se msojm hajt se msojm a nfund kurgja hiq , arsya edhe pse kan mrri deri ktu personat fjal osht qe ata jo qe jan lind per qat pun po prej i vogel jan hanger me qasi pun edhe me kalimin e kohes siq e ki cek edhe ty tu ba eskpirimenta tu i kqyr ndetaje senet tu studju kan arrit deri nket pik ku jan sot e jo si tek ne shumica e hahen me llafe jo ki tha kshtu jo aj ashtu tu ja bajt gajlen tjerve ose tu e qu kohen posht jo noizy jo babastars jo era istrefi paska ba kshtu jo ashtu , ma mir kish qen me permisu veten ton se qka jena tu ba se sa me qu kohen posht tuj i kqyr tjert se qka po bajn.

    @Fannol Gashi Shum mir e ki qe e vetmja menyr per me arrit diqka osht leximi po osht mir qe qajo qe msohet edhe te praktikohet e jo me u kan i dijshem a mos me dit me shfrytzu qat sen qka e din.
     
  12. Lodvald

    Lodvald Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,209
    Pëlqimet:
    621
    Pikë nga trofetë:
    258
    A i gja e rendesishme 70% talent eshe dicka tj 30% vullnet :)
     
  13. Shadow-Walker

    Shadow-Walker Anëtar Fillestar

    Postimet:
    79
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    8
    Keta tipa mir qe lexojne por lindin dhe me nje IQ shume te larte.
    Shume zili i kam.
     
  14. EmcCadch3

    EmcCadch3 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    222
    Pëlqimet:
    12
    Pikë nga trofetë:
    33
    ashtu eshte
     
  15. besfort_11k

    besfort_11k Anëtar

    Postimet:
    6
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    3
    Te gjithe munden me arrit aty po duhet me pas pasion te madh per fushen e caktume edhe vullnet me punu shume.Po neve na mungon vullneti edhe rrethi ne pergjithesi nuk na motivojn (krejt jo amo shumica) se nuk ju intereson.E me pas shoke,rreth me te njejtin pasion dhe vullnet te madh se bashku mu marr me qato shum ma lehte kish me qene po ja filloj me veten une as ne familje as shoke dmth qe rri me ta nuk i kam me pasionin e njejte si timin edhe kjo ndikon pak ne nifar menyre.
     
    qirka pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...