1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Ethereum 2.0 - e ardhmja e Ethereum

Tema tek 'Ethereum' e hapur nga Crypto Albo, 16 Dhjetor 2021.

  1. Crypto Albo

    Crypto Albo Anëtar

    Postimet:
    8
    Pëlqimet:
    29
    Pikë nga trofetë:
    13
    Ethereum 2.0, gjithashtu i njohur si Eth2 ose “Serenity”, është një përmirësim i blockchain-it Ethereum që synon të rrisë shpejtësinë, efikasitetin dhe shkallëzueshmërinë e rrjetit.

    Ethereum 2.0 po lançohet në tre faza, dhe qëllimi kryesues mbrapa këtij përmirësimi është tranzicioni i mekanizmës së konsensusit nga Proof of Work - e njëjta mekanizëm që implementoi Bitcoin që nënkupton sigurimin dhe vërtetimin e transaksioneve me punën e minatorëve - në Proof of Stake - mekanizma e re që ka të bëjë me blerje dhe aksionim të kriptomonedhës në blockchain rrjetin përkatës për të marrur rolin e një vërtetuesi transaksionesh duke u kompenzuar me përqindje të caktuar (mvarësisht blockchain rrjetit) të shumës së monedhave që janë të aksionuara çdo vit.


    Shkurt e thjeshtë - e njëjta që do bënit me bankat - t'i fusni paratë tuaja në qarkullim për një përqindje në vit - e cila në shtetet e botës së parë ka prekur shifra negative përshkak të inflacionit - vetëm se tani merrni sentiment mesatarisht 10x më të madh vjetor pasi sentimentet distributohen pa kaluar ose pa rrjedhur nga një autoritet qendror.

    Lexoni artikullin e plotë ku përshkruaj fazat e përmirësimit dhe rritjen potenciale të performancës që mund t'a çojë Ethereum në nivelin e standardit botëror për aplikacione të decentralizuara (Dapps).

     
    Slumerican, miraxh dhe gento pëlqejnë postimin.
  2. Alkeo

    Alkeo Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,098
    Pëlqimet:
    484
    Pikë nga trofetë:
    163
    kan qe ne 2019 qe thojn qe do behet eth 2.0 dhe nga fillimi i ktij vitit thonin qe do behej ne fund te dhjetorit dhe prp su be...
     

Shpërndaje faqen

Loading...