1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

#Eduaktiv - Platforma e pare Vleresuese dhe Krahasuese per Institucionet Arsimore ne Shqiperi

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Laert, 26 Gusht 2018.

?

E keni degjuar per Eduaktiv?

  1. Jo

    87.5%
  2. Po

    12.5%
  1. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Pershendetje miq te ITSHQIP.com, ndonese e gjeta rastesisht kete faqe neper backlinks te Eduaktiv.
    Pergezime per punen e deritanishme dhe me vjen mire qe nje forum i tille ekziston, i perditesuar dhe ne SHQIP.

    Me kete rast do doja shume qe te prezantoja portalin Eduaktiv (https://www.eduaktiv.al) si i vetmi portal i cili ka listuar te gjithe institucionet e Arsimit te Larte perfshire 1400 programe Studimi, Institucionet e Arsimit Parashkollor, dhe nga Shtatori platformes i shtohen edhe 3400 institucione te tjera, Shkollat 9Vjecare dhe Shkollat e Mesme.

    Qellimi i Eduaktiv, eshte rritja e transparences ne keto institucione, jo vetem per qytetin e Tiranes, por tashme ne te gjithe shqiperine. Inkurajojme cdo Student aktual apo ish student te tregoje eksperiencen e tij neper keto institucione duke i vleresuar ato ne baze te kritereve te vleresimit, vetem ne kete menyre ne kemi mundesi te permiresojme ne vazhdimesi sistemin tone arsimor, publik a privat. Deri me tani ne Eduaktiv ka vleresime te ndryshme nga ato me negativat deri tek ato me pozitivet, ndaj te gjithe ju ketu qe e ndjeni se keni dicka per te thene nga eksperienca juaj duhet ta tregoni ate ne menyre qe perzgjedhja e ketyre institucioneve te jete me e lehte nga nxenesit apo studentet pasardhes.

    Per me teper rreth Eduaktiv mund te klikoni ne linkun e dhene me lart, duke shpresuar qe mos thyej asnje regull te forumit.

    Me shume respekt,
    CEO, Eduaktiv
     
    Taboo, DarKr0x, Poshnjari dhe 1 anëtarë tjetër pëlqejnë postimin.
  2. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,224
    Pëlqimet:
    742
    Pikë nga trofetë:
    343
    Një pyetje se jam nga mobili dhe nuk e kontrolli mirë. Ky është një projekt shtetëror apo privatë?
    Gjithsesi ide e bukur dhe urime për punën.
     
  3. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Eshte Iniciative Private, Ne mobile eshte nje version i reduktuar i gjithe platformes. Ne versionin Desktop do kesh mundesine per ta shfrytezuar megjithe opsionet e saj. Jemi duke zhvilluar dhe 3 mjete te reja te cilat do lancohen ne muajt ne vijim.
     
    Poshnjari pëlqen postimin.
  4. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,224
    Pëlqimet:
    742
    Pikë nga trofetë:
    343
    Urime për nismën. Nëse ke interes edhe për ndonjë bashkëpunim ose shkëmbim linkesh me Shqipopedia meqenëse të dyja kanë lidhje me fushen edukative.
     
  5. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Patjeter qe po, jemi te hapur kundrejt cdo bashkepunimi.

    Mund te te gjeneroj dhe Gadgets per
    TOP 10 Universitetet, TOP10 me te vleresuarat, TOP10 Programet me te vleresuara ose shume stats te tjera nese deshiron ti publikosh.

    Shkembim linku do ishte e mundur ne perfundimin e blogut i cili lancohet javen qe vjen, por do jete ende bosh derisa te popullohet me artikuj, studime, statistika nga Eduaktiv etj.

    Nese ke mendim tjeter me thuaj.

    Respekt
     
  6. SherifSheremetaj

    SherifSheremetaj Anëtar Aktiv

    Postimet:
    103
    Pëlqimet:
    62
    Pikë nga trofetë:
    28
    Përshendetje ,
    Idea dhe realizimi për nga performansa e webfaqes është super e mirë mirëpo duhen disa përmisime në dizajn ("mendimi im ") poashtu pse nuk po e mundësoni edhe një webfaqe të njejtë për Kosovë ose në këtë aktualen me i futë edhe Universitetet tona etj.
    Faleminderit
     
  7. Laert

    Laert Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    8
    Pikë nga trofetë:
    3
    Pershendetje Sherif,
    Ne design ka akoma shume per tu permiresuar ne fakt jo vetem disa :)
    Performanca, po eshte mire por edhe ajo ne disa raste duhet te permiresohet.

    Kemi kontaktuar para 6 muajsh me te gjithe universitetet ne Kosove, vetem me nje email, dhe 5 prej tyre pranuan te jene pjese e platformes, Universiteti i Pejes, Prizrenit, dhe 3 private... por sapo u publikuan ne Eduaktiv duke qene se ka programe te ngjashme... psh

    Administrim Biznes, ose Arkitekture, nxenesve ne Shqiperi u krijonte konfuzion, ne momentin e krahasimit te programeve, por edhe per shkak te sistemit qe ne kemi per llogaritjen e pikeve per pranimet ne universitete. Ne fund menduam qe duhet te jene dy portale te ndryshme.

    Aktualisht jemi duke kerkuar Organizata ne Kosove per te replikuar platformen vetem per Kosoven, pasi jemi ne permbyllje te bashkepunimeve per replikimin ne Maqedoni dhe Mali i Zi.

    Gjithsesi Eduaktiv ka vetem 6 muaj Online, dhe deri me tani ka hecur kenaqshem!

    Respekte,
    L.
     
  8. boni

    boni Anëtar Aktiv

    Postimet:
    185
    Pëlqimet:
    34
    Pikë nga trofetë:
    28
    shume nice
     
    Laert pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...