1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

DHCP - Informate Elementare

Tema tek 'Mësimet e Përzgjedhura' e hapur nga Fannol Gashi, 19 Gusht 2012.

  1. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,250
    Pëlqimet:
    1,417
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Mora pak kohe qe tju sqaroj nje informatat elementare rreth DHCP-se (jo perberjen e paketes), ndoshta per disa eshte e njohur, per disa jo, dikujt i duket e lehte, dikujt e veshtire. Por me kete besoj qe do ta kuptoni pak me ne detaje se cka eshte dhe si funksionon.

    Fillimisht shtrohet pyetja se cfare eshte DHCP?
    DHCP eshte shkurtese per Dynamic Host Configuration Protocol qe eshte nje protokol i rrjetes qe mundeson configurimin automatik te paisjeve te rrjetes per komunikim ne rrjete.

    Para shum viteve para se te mendohej per DHCP, konfigurimi i IP Adresave eshte bere ne menyre manuale, ku edhe tash mund te behet perderisa nuk kemi numer te madh te kompjutereve. Nese i kemi 10-20 kompjuter nuk eshte problem por nese i kemi me qindra/mijera, at'her normal qe eshte e veshitre sepse duhet staf dhe kohe per konfigurim, por me kete servis eshte lehtesuar shume sepse vetem DHCP Serveri konfigurohet edhe lidhja e kompjutereve ne rrjete mund te behet pa mund fare.

    Kompjuteri (Microsoft OS) cili merr IP quhet DHCP Klient - dhe duhet ta kete DHCP Client servisin te startuar qe te funksionoj (keshtu qe nese keni problem ndonjeher ku nje kompjuter nuk merr IP por ka DHCP Server ne ate Subnet(Rrjete) ateher eshte mir ta kontrolloni kete, pasi e mund te jete ndalur qoft me arsye dhe keni harruar qoft nga ndonje virus).

    DHCP Client
    [​IMG]

    Nje fjale mundeni ta mbani mend D O R A qe eshte procesi qe kryhet prej kur klienti kerkon IP deri kur te merr IP-ne nga DHCP-ja.
    1. D - Discovery
    2. O - Offer
    3. R - Request
    4. A - ACK(Acknowledgement)

    Sqarim:
    1. Discovery - qe ne shqip dmth Zbulim, ne kete faze klienti leshon nje broadcast (shperndarje,transmetim) pakete ne rrjete ku te gjithe klientat e pranojn, dhe kerkon nje IP dhe a gjindet ndonje DHCP Server.

    2. Offer - qe ne shqip dmth Ofrim/Propozim, ne kete faze Serveri qe pranon ate broadcast, e bon gati nje IPAddress, Subnetmask, Kohen se sa gjate mund ta mbaj IP-ne (Lease Time), MACAdresen e klientit, IP-ne e serverit. Dhe ia kthen Klientit duke i thene kjo eshte IP-ja qe mund ta ofroj.

    3. Request - qe ne shqip dmth Kerkoj/Porosis, ne kete faze klienti i kerkon serverit ate IP-ne qe ia ka ofruar serveri duke ia derguar: IP-ne qe iu eshte ofruar, Subnet Mask-en, Mac Addresen e klientit, IP-ne e Serverit, Lease Time.

    4. ACK - qe ne shqip dmth Pranim, ku eshte faza e fundit ku Serveri ato informata i regjistron ne DB te DHCP-se (qe gjindet ne System32\DHCP\DHCP.MDB) dhe ia kthen klientit nje informate qe kjo IP me kete MACAdres eshte regjistruar dhe do te jete aktive deri ne kete kohe (LeaseTime)

    Me kuptu ma lehte pasi ta lexoni textin me larte:
    [​IMG]

    Automatic Private IP Address (APIPA) nuk duhet ngaterruar me IP-jat private. Kjo eshte nje veqori e Windows-it e cila konfiguron klientat me nje IP te ketij vargu 169.254.0.0/16 (Nga 169.254.0.1 deri 169.254.255.254) duke perdor Klasen B 255.255.0.0, ne rast se nuk ka DHCP Server ne rrjete. DMTH Nese klienti eshte konfiguruar qe IP Konfiguracionin ta marr automatikisht dhe nuk ka DHCP Server ateher konfigurohet vet me IP te atij vargu qe ceka me larte.

    Kjo iu mundeson klientave qe te komunikojne me paisjet tjera te rrjetes qe jane konfiguruar me APIPA ne te njejtin broadcast domain (rrjete ku mund te komunikojne duke leshuar broadcast ne layer2 (datalink layer) te OSI Modelit)

    Duket e thjeshte por per disa nuk e din se cka eshte dhe si funksionon, besoj qe do tu ndihmoje shume.

    Qysh behet instalimi ne Windows Server 2003 (Ne Windows Server 2012 do ta publikoj me vone)
     
    bofy dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  2. LiridonMurati

    LiridonMurati Anëtar

    Postimet:
    46
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Faleminderit , bravo per punen qe bene
     
  3. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Mesim i mire dhe i detajuar, faleminderit.
     
  4. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Ke bere nje pune te mrekullueshme fG, faleminderit.
     
  5. Z3Ro CooL

    Z3Ro CooL Anëtar

    Postimet:
    9
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    fG bravo
    +rep i kije,shum faleminderit
     
  6. mra

    mra Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Mësim shumë të mirë. Unë deshta të shtoj se serveri DHCP nuk jep vetem një adresë IP per klientin. Të paktën që nga versioni i 2008. Serveri DHCP transmeton paktën informacionin e mëposhtëm për klientët:

    1) IP adresa
    2) subnet mask (shembull 255.255.255.0 per adresa te klasses C)
    3) portë parazgjedhje
    4) Emri DNS

    Disa opsione të tjera janë gjithashtu në dispozicion. Çdo gjë varet nga qëllimi i DHCP tuaj.
     
  7. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,250
    Pëlqimet:
    1,417
    Pikë nga trofetë:
    343
    Normal qe nuk jep vetem nje IP, por qellimi i ketij mesimi eshte qe te mesohet se si funksionon DHCP dhe jo cka jep cfare informata (ka shume informata si keto me poshte):

    Router
    NTP Serverin
    Log Serverin
    Coockie Serverin
    Default TTL
    TFTP Serverin
    disa opcione per Enkapsulim te paketave
    .... edhe shume opcione tjera

    Edhe jo 2008 po ne te gjitha versionet e Windows Server qe nga Windows 2000 Server e tutje (Edhe Windows NT Server i jep ato informatat elementare per komunikim ne rrjete)
     
  8. mra

    mra Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    @fG: me pelqej "artikulli" i juaj dhe kommenti.

    PS: Qëllimi i komentit tim nuk është duke shkaktuar autorin, por disa mekanizma detaje. Kjo është e rëndësishme kur duke folur në lidhje me server DHCP, duke shpjeguar se Konsumatori vetem pranon Packages. Llogaritja e adresën IP, subnet mask edhe e gateway nuk bahen prej systemit Klient. Sipas mendimit tim unë nuk jam jasht temes ?
     
  9. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,250
    Pëlqimet:
    1,417
    Pikë nga trofetë:
    343

    Edhe niher tlutna, nuk e kuptova se cka ke dasht me thane?
     
  10. mra

    mra Anëtar

    Postimet:
    4
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Nuk ka rendesi. Deshta vetem me than se kommenti im nuk ke donje provokim a fare po vetem deshta me detajuar nje pjese e postit tend.
     
  11. FasteN

    FasteN Anëtar

    Postimet:
    3
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    0
    Brravo , GJ
     
  12. rilinds

    rilinds Anëtar i Njohur

    Postimet:
    733
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    48
    Sqarim i mire, DHCP funksionale qe me te vertet kryn pun eshte Intra e Kujteses, mendoj se duhet ta kishe permendur edhe dergimin e CFG fileve te modemi qe i dergon informatat e paketes dhe lidhjen me CMTS.
     
  13. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,250
    Pëlqimet:
    1,417
    Pikë nga trofetë:
    343
    Qeto se kuptova?
    DHCP funksionale qe me te vertet kryn pun eshte Intra e Kujteses

    Vet emri te tregon a duhet mu permend a jo: dergimi i CFG-ve tek modemat.
     
  14. rilinds

    rilinds Anëtar i Njohur

    Postimet:
    733
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    48
    Nuk te kuptova mire mendova se e ke fjalen per DHCP qe perdorim operatoret e internetit.
     
  15. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,250
    Pëlqimet:
    1,417
    Pikë nga trofetë:
    343
    DHCP per te gjithe eshte e njejte nuk ka ndryshim ndoshta ndryshon aplikacioni qe perdoret per menaxhimin e DHCP-se psh nese e paguan te leshohet IP per nje MacAdd. apo diqka te tille.

    Fjalen e kishe per textin BOLD nuk e kuptova cka ke dasht me thone
     
  16. M.L

    M.L Anëtar i Njohur

    Postimet:
    780
    Pëlqimet:
    107
    Pikë nga trofetë:
    73
    nje foto qe esht aty ne spjegimin e tyre nuk po funkisonon
     

Shpërndaje faqen

Loading...