1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Cka eshte Google Adsense, si te pranohemi ne te

Tema tek 'Google AdSense' e hapur nga Blerim R., 16 Janar 2013.

  1. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Pershendetje te gjitheve, pik se pari po e ceki se ky mesim vlen per ata qe jan te interesuar dhe qe nuk e din kete gje, prandaj nuk dua komente ku shkruhet ne te "Kete gje e di moti" ose komente te ngjajshme, komentet shtese qe jan ne te mire te antareve jan te mireprituara.

    Ne kete teme do te spjegohet se cfare eshte Google Adsense, si te pranoheni ne te, si te hapim website, dhe si te fitojm para.

    Cfare duhet te kemi?
    1) Nje website ne gjuhen angleze apo gjuhet tjera qe i mbeshtet Google Adsense (shiko me poshte)
    2) Nje Gmail Account
    3) Sado pak njohuri rreth webfaqeve.

    Pse pikerisht Google Adsense?
    -Thjesht sepse paguan me shume.

    Cka eshte Google Adsense?
    -Google Adsense eshte menyra me e lehte per te fituar para ne internet.

    Si fitohen parat?
    -Parat fitohen duke vendosur reklamat ne websiten tuaj, dhe kur dikush klikon ne ato reklama qe ke vendosur ti ne websiten tend atehere te shtohen parat.

    Sa paguan Google Adsense per 1 klikim?
    -Kjo nuk eshte e ditur ende, por nese te shfaqen reklama te "forta" te website atehere per 1 klikim mund te paguaj mbi 1 Euro, por nese shfaqet ndonje reklam "e dobet" atehere klikimi mund te jete edhe 4 cent.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    ***Fillojm me hapin e pare (1/2)***

    Cfare duhet te beje une qe te pranohem?
    -Nese je i interesuar te ja fillosh kesaj pune atehere duhet ta kesh nje website ne te cilin gjuha duhet te jete njera nga keto qe do te ceki me poshte:
    Nese webi juaj eshte ne njeren nga keto gjuhe atehere mund te pranohesh.

    A mund ta ndryshoj gjuhen me pas?
    -Jo, Google Adsense ka vendosur qe mos te pranoj me gjuhen shqipe per shkak te keq perdorimeve [rifresukar me daten 11 shkurt 2013]

    Ku ta hap websiten?
    -Une po jap dy alternativa ku njera e ka te miren e vet si dhe te keqen e vet:
    -Webin mund ta krijosh ne
    Code:
    www.Weebly.com 
    -Apo te krijosh nje host tek
    Code:
    www.000webhosting.com
    pastaj te ja instalosh wordpressin. (ju rekomandoj ta zgjedhni kete)

    Cilat jan te mirat e Weeblyt apo 000Webhosting-ut?
    -Perparsit e Weeblyt jan sepse eshte nje website ku te ndihmon ta krijosh nje web tuajin Falas dhe i ke gjerat e gatshme, pra vetem te vendosesh tekst, foto, video etj..
    -Perparsit e 000webhosting + Wordpress jan sepse krijon nje web me profesional dhe mund te pranohesh me lehte ne Adsense.

    Te keqijat e Weeblyt apo 000Webhosting-ut?
    -Weebly ka nje te mete qe sdo e pelqeni fort, eshte e vertet qe e keni me lehte te merreni me weebly sesa me te tjere weba por nese pranoheni ne Google Adsense atehere gjysmen (50%) e fitimit tuaj nga Adsense, weebly e merr per vete.
    -E meta e 000webhosting-ut eshte sepse e keni me te veshtire te punoni ne te (vlen per fillim)

    Si ta hap nje website ne Weebly apo 000Webhosting?
    -Kam krijuar nje video amatore disa muaj apo nje vjet me pare ku te tregon se si ta ktrijosh nje website ne Weebly (kliko ketu per te shikuar videon)
    -Per ta hapur nje Host tek 000webhosting atehere shikoni kete video (kliko ketu per ta shikuar)

    Si ta shkarkoj/instaloj wordpressin? (vlen per 000webhosting apo faqet tjera hostuese)
    -Wordpressin mund ta shkarkoni duke klikuar Ketu

    Cka duhet te permbaj webi?
    -Webi qe krijoni ju duhet te permbaj me shume tekst sesa video apo foto etj. (Nese perdorni Weebly-n atehere vendosi me shume tituj dhe paragraf jo vetem nje titull pastaj e gjith faqja te jete e mbushur me paragraf)

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    ***Fillojm me hapin e dyte (2/2)***

    Si ta hap nje Gmail Account?
    -Per ta hapur nje Gmail Account atehere ju duhet te vizitoni linkun vijues:
    Code:
    https://accounts.google.com/SignUp
    Si te aplikoj ne Google Adsense?
    -Vizitoni linkun me poshte:
    Code:
    https://www.google.com/adsense/v3/signup?utm_content=nsufv1
    -Pastaj zgjedhni opcionin "Yes, proceed to Google Acount sign in"

    Si ti plotesoj te dhenat?
    -Pasi te klikoni Sign up do te ju shfaqet faqja si me poshte ku ju duhet ta plotesoni sipas fotos:
    [​IMG]
    -Me pas te dhenat e tjera i plotesoni ju (nuk munda tjua gjeja nje foto qe do te pershtatej)

    Sa duhet te pres per tu pranuar?
    -Kjo nuk mvaret nga askush, por kjo procedur shkon 1-2 dite e nganjehere me shume ben.

    U pranova cfare duhet te bej?
    -Ne rregull nese je pranuar atehere me vjen mire, hapi i dyte per tu pranuar plotesisht eshte qe te vendosesh reklamat ne websiten tend dhe me pas te presesh per mesazhin tjeter qe duhet te vije [Full Approved]

    Nuk u pranova cfare duhet te bej?
    -Nese nuk je pranuar ne Google Adsense atehere me trego arsyet se pse nuk je pranuar dhe te tregoj se cfare te besh me pas.

    Si ti marre parat e fituara?
    -Ne fillim pasi ta arrini shumen 10 Euro do te ju niset nje PIN ne shtepin tende.

    Cka eshte Pini?
    -Pini eshte nje kod te cilin e keni vetem ju, pasi te ju arrij ai ne shtepin tende ju duhet ta vendosni ate ne Google Adsense dhe ta vertetoni se adresa e vendbanimit eshte e sakt. (Mos provoni ta jepni pinin pa ju ardhur letra, perndryshe llogaria juaj do te ju bllokohet)

    Pini-n e morra, llogarin e kam verifikuar, cfare pastaj?
    -Pasi qe adresa juaj eshte e sakte atehere ju jeni te gatshem ta nisni pagesen tuaj te pare, pasi te ju vije nje çek ne shtepin tende, merre ate dhe dergoje ne banke, pastaj aty ceku do te thehet dhe do te kthehet ne para.

    A ka mundesi qe parat ti marre me CC (Credit Card)
    -Per fat te keqe ne Kosove nuk mund ti marresh parat me CC, vetem me Poste.

    Per momentin nuk mund te ju them gjera te tjera me shume, por ju mund te beni pytje ne kete teme dhe do te ju pergjigjem.
    Gjithashtu e rendesishme eshte qe te i permbaheni rregullave te Google Adsense-s perndryshe perjashtohesh menjehere (Kujdes me te madhe duhet te kesh ne fillim)
    Ndalohet kopjimi i ketij artikullipa u cekur autori.

    Ndoshta ju interesojn edhe:
    Si behet plotesimi i te dhenave ne Google AdSense
    apo
    Pyetjet e shpeshta rreth Google AdSenses
     
    Last edited: 6 Dhjetor 2015
    chuppacabra, Alkeo, Eri dhe 13 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. ZeroCooL!

    ZeroCooL! Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,863
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    0
    Pershendetje

    Te pergezoj per kete Tutorial te vlefshem, i sqaruar mir dhe te gjitha tmirat i paska ky tutorial :D


    1 pytje desha me bo : Kur e dergon qekun ne Bank a duhet mu kon patjeter +18 vjet apo ben edhe me ma pak vjet?
     
  3. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Mesim shume i mire, bravo Blerim !

    Sa eshte e sigurte kjo ?
    A kontrollojne kohe pas kohe, apo a mund te kemi probleme nese e ndrrojme permbajtjen e gjuhes nga anglisht ku je pranuar ne Adsense ne Shqip ? kjo eshte kunder rregullores ?
     
  4. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Nuk besoj se eshte e obliguar te jesh mbi 18 vjet gjithsesi eshte me e sigurt ta kesh dike mbi 18 vjet.
    Zyklon e sigurte eshte ajo qe thash, duhet te krijosh nje web tjeter jo ate te njejtin ta kthesh ne gjuhen shqipe.
     
    entuel pëlqen postimin.
  5. valdrin fetoshi

    valdrin fetoshi Anëtar Aktiv

    Postimet:
    260
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Bravo Blerim, postim me vlere do te na nevojitet.

    Veq Next ;)
     
  6. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Faleminderit Valdrin
    Harrova ta cek se ne vend te hostingut 000webhost ju mund te perdorni edhe faqe tjera qe ofrojne sherbim te njejt.
     
  7. valdrin fetoshi

    valdrin fetoshi Anëtar Aktiv

    Postimet:
    260
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    16
    Une i kom nja 2 Web me host nga 000webhost, e po ja nisi qetash me u regjistru ne AdSense, e nashta me pranojn ata te Google.
    Ky tutorial qenka i sqarun shume mire, po problemi osht apo na pranojn kerkesen.

    Sa te rrim ne internet bile edhe te fitojm pak, hahaha ;)
     
  8. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Nese ben gjithqka si duhet atehere ke gjasa te pranohesh, gjithsesi nese ke vendosur ta hapesh me 000webhost atehere preferohet qe ta lidhesh me .TK permes DNS.
     
  9. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,483
    Pëlqimet:
    2,073
    Pikë nga trofetë:
    448
    Po patjeter duhesh te kesh +18 vjet. Sepse nese nuk ke 18 vjet smundesh me hap llogari ne bank.
     
  10. RAPh

    RAPh Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,153
    Pëlqimet:
    13
    Pikë nga trofetë:
    68
    16 vjeq mundesh me hap llogari normale ne bank dhe me duket disa banka lejojn edhe ma te rii..
     
  11. Albi Bytyqi

    Albi Bytyqi Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,079
    Pëlqimet:
    127
    Pikë nga trofetë:
    133
    je njesh fare bleroo :p
    spo kom qysh me ta jap +rep !
     
  12. aksham

    aksham Anëtar i Njohur

    Postimet:
    920
    Pëlqimet:
    31
    Pikë nga trofetë:
    48
    Tutorial me vler bravo Blerim por un ju kisha sygjeru me hap blog ne

    Code:
    www.blogger.com
    edhe nga kjo mund te ju pranojn :)

    Un kam nje faqe qe 5 muj te regjistuar dhe para 1 jave aplikova dhe u pranova ne Google adsense, e kam te hapur ne blogger dhe kam ble nje domain qe e kam bo ridirect me .com nese e beni edhe ju te njejten gje 100% pranoheni :)

    POr un ju sygjeroj qe mos te aplikoni menjeher pasi ta hapni faqen se paku 1 muaj ta keni ne perdorim te postoni disa artikuj e pastaj te aplikoni :D
     
  13. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Woop mundesh me mi qu 5 euro mbushje ne vend te +rep hahaha
    aksham pasi te pranohen ne ndonjerin nga ato websitet qe kam treguar, ti mund ta lidhesh Bloggerin me Adsensen pa problem.

    PS: Ne blogger e ke me veshtir mu pranu se ne faqet tjera siq ceka.
     
  14. MIRLIND.J

    MIRLIND.J Anëtar i Njohur

    Postimet:
    684
    Pëlqimet:
    115
    Pikë nga trofetë:
    63
    Nish thanks tuto e mir :D
     
  15. valon-mustafa

    valon-mustafa Anëtar Aktiv

    Postimet:
    166
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    18
    shum tuto e mire,kjo vlen vetem per web site apo edhe per facebook dmth me lidh 1 faqe te fb me adensen ?
     
    smoke pëlqen postimin.
  16. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    Lindi flm :)
    Valon ende nuk ka dalur opcioni per ta lidhur facebookun me AdSense te Googles !
     
    smoke pëlqen postimin.
  17. RAPh

    RAPh Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,153
    Pëlqimet:
    13
    Pikë nga trofetë:
    68
    edhe sma merr menja qe ka me dal najhere se facebook ka adsensen e vet :)
     
  18. Golden Star

    Golden Star Anëtar Aktiv

    Postimet:
    198
    Pëlqimet:
    1
    Pikë nga trofetë:
    18
    Pershendetje , kto reklamat a i vendos vet google a??
     
  19. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    RAPh nuk i dihet kurr :)
    Golden Star, jo Google ti jep kodet dhe ti i vendos ne faqe
     
  20. valon-mustafa

    valon-mustafa Anëtar Aktiv

    Postimet:
    166
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    18
    Un e hapa faqen ne weebly,si kjo <a class="postlink" href="http://www.fcbshqip.weebly.com" onclick="window.open(this.href);return false;">www.fcbshqip.weebly.com</a> por pse spo e pranon kjo google adsendse ?
     

Shpërndaje faqen

Loading...