1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Pyetje Cilin universitet me zgjedh?

Tema tek 'Pyetje dhe Përgjigje' e hapur nga Rinoriem, 17 Korrik 2020.

  1. Rinoriem

    Rinoriem Anëtar

    Postimet:
    30
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    8
    Pershendetje ket vit eshte koha mu regjistru fakultet drejtimin qa e kom zgjedh osht shkenca kompjuterike po spo di cilin me zgjedh ne Up,Riinvest,Aab ose Ubt qka me propozoni ni arsye tjt osht qe kam me punu edhe si web developer qe me pas mundesi edhe me punu edhe me shku fakultet qka mendoni te cili ja vlen me shku kush mundet mem udhezu cilin me zgjedh?
     
  2. Behemoth

    Behemoth Anëtar

    Postimet:
    5
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    3
    Me mire eshte me dit diqka sesa te vazhdoni fakultetin, keshtu qe po te jap nje keshille, ndiq kurse online dhe me aftesit tua qe do te marrish, tregoj ata, aftesite, dhe nuk te duhet asgje diploma.

    Ndersa sa i perket gjuhes programimit shko me Python se po behet dite e me e avancuar.

    Suksese djalosh!
     
  3. @science

    @science Anëtar Aktiv

    Postimet:
    147
    Pëlqimet:
    50
    Pikë nga trofetë:
    38
    Shko UBT bro se mendoj se ia vlen natyrisht nese ki moni.
     
  4. mrbajraktari1234

    mrbajraktari1234 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    142
    Pëlqimet:
    59
    Pikë nga trofetë:
    38
    A e ki provu naiher UBT ti vet qe po thu qe ja vlen :p
     
  5. @science

    @science Anëtar Aktiv

    Postimet:
    147
    Pëlqimet:
    50
    Pikë nga trofetë:
    38
    Jo, dhe jam pishmon qe jam shku ne universitete publike, por e them kete nga pervojat e shokeve t'mi.
     
    mrbajraktari1234 pëlqen postimin.
  6. mrbajraktari1234

    mrbajraktari1234 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    142
    Pëlqimet:
    59
    Pikë nga trofetë:
    38
    Fakultetet npergjithsi jon shit totalisht bojn hajgare me studenta qysh dojn ata sidomos nqit koh pandemie qe kem online me provime lujshin qysh dojshin , ankesat nqs ankohesh te nai prof si marrin parasysh plus ta marrin inat profat edhe ska shanc me kalu te ai , i kom ra pishman qe jom hi une vitin e fundit e kam veq jeten ma kan nxi qito 2 vjet deri qitash , ma shum ja vlen kurse me majt me qato pare qe i jep hin npun se rri 3 vjet nfakultet e nfund met nshpi kshtu me kurse e ki punen e sigurt programim psh ose cisco nrrjeta :D
     
    @science pëlqen postimin.
  7. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,255
    Pëlqimet:
    1,425
    Pikë nga trofetë:
    343
    Pershendetje,

    Sa i perket fakultetit: nuk eshte se a te duhet diploma e tij apo ndonje certifikim tjeter por puna eshte qe sistemi i shtetit, shkollimit gjithashtu sistemi se si funksionon shoqeria eshte ndertu ne ate forme qe te duhet me e pas nje fakultet nese don me arrit me lart. Prap po e them, jo qe meson diqka me shume per me arrit me larte, por sistemi eshte asi lloji. Kjo vlen edhe nese don me dal dhe me punu jasht vendit, qe per momentin vendi me i mire per mendimin tim eshte Gjermania dhe ka kerkese per pune sa qe munden krejt IT-te ne Kosove me i pranu edhe prap nuk mbushet numri. Andaj, nje fakultet vazhdoje perfundoje, por te njejten kohe shiqo edhe Certifikime tjera. Pasi qe po e shoh se plot po thojn jo fakultet per Certifikime. Sugjerimi im eshte qe te dyja duhet te shkojn se bashku qe te mund te arrish edhe me larte sa i perket profesionit.

    Cili fakultet te zgjidhet, nuk besoj qe luan rol shume Emri tij, por rol luan:
    1. A eshte i akredituar ne vendin ku jeton (ne kete rast Kosove), pasi qe aty deshiron te vazhdosh karrieren.
    2. A njihet nderkombtarisht (UBT e di qe njihet, te pakten ne Gjermani, mundesh me e ri-vlersu diplomen ku pastaj e merr nje certifikat se tregon qe Bachelor eshte ~~ ekuivalente me nje ne Gjermani dhe mundesh me vazhdu shkollim me te larte.. - por te mos harroj qe kjo ka ndodh ne 2016 andaj nuk e di a eshte ende njejt)
    3. Shume e rendesishme qe shumica nuk e shiqojn eshte plan-programi. Duhet te shiqohet se cka meson. Nese nje vit te plote meson HTML, CSS, C#/Java... shume pak, Matematik FULL, lende te kota (Biznesi, Menagjment...) FULL ather ai fakultet nuk eshte i duhuri. <-- nga kjo varet edhe se cka deshiron te mesosh me shume. Nese te intereson Python, shiqo cili Universitet ofron Python, etj...
    Krahas ketyre, duhet edhe certifikata ne fushen qe deshiron te punosh. Kur ti perfundon studimet, ti kesh edhe disa certifikata qe deshmojn se e din at teknologji deri ne ate nivel qe mund te punesohesh DHE te kesh nje rroge te mire (ku kete e rrit perfundimi i Studimeve).

    Suksese ty.
     
    RexhepS dhe @science pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...