1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Cfare mendoni per Bitcoin ne kete moment?

Tema tek 'Bitcoin' e hapur nga immortal.boy, 4 Janar 2019.

  1. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,602
    Pëlqimet:
    273
    Pikë nga trofetë:
    213
    Pershendetje te gjithve, tani me renien e bitcoin nga 20k$ ne 3.7k$ edhe monedhat e tjera pothuajse kan rene te gjitha me shume se bitcoin,
    Cfare mendoni, a jeni me idene qe bitcoin eshte bubble?
    un personalisht vjet ne dhjetor-janar-shkurt kam bere nje investim minimal , pra nje rroge minamale te shqiperise 250-300$.
    I kam hold ne xvg,trx,ada.
    Cfare mendoni se ka me ndodh? Shikoj qe shqiptaret spo interesohen me per te, ne fillim e kishin me shume zell, si te blej si te bej, cfare te blej.
     
  2. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,076
    Pëlqimet:
    291
    Pikë nga trofetë:
    113
    E gjitha është një vrimë në uji. E kam thënë nga fillimi që e gjitha është një piramidë. Pasi "prodhues" janë shumë pak. Shumica janë marrë me investime. Ajo është një valute digjitale. Këtu shikojmë valutat fizike dhe që i menaxhon një shtet dhe përsëri ka luhatje jo më diçka virtuale. Kush që i mençur fitoi tani loja po shkon drejtë fundit. Më vijnë ndërmend disa coint, ose valuta që përdorte webmaster.al, shumica ndoshta u kujtohet, fitova disa nga disa shërbime që ofrova, por ishin shumë edhe ata që i blen me euro ato. Ku janë tani? E njejta gjë është edhe me bitcoin tani.
     
    Universal dhe wolf_mc12 pëlqejnë postimin.
  3. arl000

    arl000 Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    10
    Pikë nga trofetë:
    8
    Bubble that deflated, e jo popped.
    E sa per shitcoins ska sen prej tyne mo.
     
  4. Koraab

    Koraab Anëtar i Njohur

    Postimet:
    521
    Pëlqimet:
    168
    Pikë nga trofetë:
    73
    E njejta gje ka ndodh dhe ne dhjetor 2013 bitcoin nuk esht scam as bubble.

    Un per veti personalisht per momentin jam tu prit me ra 2k$ dhe me investu bitcoin nja 10 copa me i ble, investoni kur eshte poshte dhe shisni lart jo te kunderten, para 1 viti dolen shum analista shqiptar per cryptovalutat por humben shpejt hahaha shikoje pak chartin janar - dhjetor 2013 e njejta gje ka ndodh si nodhi janar - dhjetor 2017. Prisni kur te ritet +100k$ dhe qohuni prej gjumit dhe investoni perseri dhe thoni tani scam :p

    Blockchain is the future
     
    Mentorgh, Mendy, boom3rang dhe 3 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  5. Elion1

    Elion1 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    220
    Pëlqimet:
    37
    Pikë nga trofetë:
    38
    3.000 $ esht podi. ;)
     
  6. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    614
    Pëlqimet:
    366
    Pikë nga trofetë:
    118
    Per BTC ju kam than para 1 viti ne kete forum qe ngadal ngadal do te zhduket , pra siq po e shihni edhe vet nga 20k ka ra ne 3k dot bjer ne 300 dhe dikura dot zhduket krejt.
     
    Poshnjari pëlqen postimin.
  7. Poshnjari

    Poshnjari Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,076
    Pëlqimet:
    291
    Pikë nga trofetë:
    113
    Ti ke një vitë, unë kam nga fillimi i historisë. Madje ka zgjatur shumë.
     
    DardanDaci pëlqen postimin.
  8. arl000

    arl000 Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    10
    Pikë nga trofetë:
    8
    Short btc pra, no skin in the game = useless/irrelevant predictions.
     
  9. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,348
    Pëlqimet:
    1,899
    Pikë nga trofetë:
    348
    Une nuk e marr guximin te them qe eshte bubble, por as qe do kapi 50k$ vitin tjeter, por nje gje eshte e sigurt, blockchain eshte e ardhmja, deshti apo nuk deshti ndokush.

    Nuk e di nga vjen i gjith ky pesimizem sidomos per BTC? A e dini ju te nderuar qe ne janar 2017 BTC ishte posht 1k, ndersa per 1 vit, ne janar 2018 cmimi veq me kishte kapur 20k, dhe dolen shum "analista" qe i frymzonin njerzit te blenin BTC se do kapte 50k, sepse ashtu kishte folur nje i cmendur ne twitter, i kapi euforia shqiptaret, qe do shkonte 50k, dhe me pas kur ra nga 20k ne 10k, i kapi panika dhe filluan me shitjet si te cmendur.

    Mos i degjoni/lexoni analistet e veteshpallur, e sidomos ato shqiptar, qe 2 lidhje si kan me blockchain ose me kete teknologji, ndersa per BTC kan ndegjuar fillimisht ne lajmet e vitit 2018, kur ishte 20k.

    E verteta eshte qe shum altcoins ishin dhe jane fake, dhe perfituan me te madhe nga padituria dhe euforia e njerzve te cilet pane suksesin e BTC e cila shkoi nga 1k ne 20k per pak kohe, dhe shum jan ngul per kete arsye, prandaj fajin nuk mund te ja hedhim BTC si valute.

    Per mendimin tim BTC-s nuk i duhet nje cmim 20k ose 50k, mjafton edhe 1k, vetem se duhet gjetur menyra e duhur per ta futur ne perdorim te mirfillt tek kjo shoqeri, sepse tek e fundit cfar do ishte esenca gjithmon dhe pergjithmon te shpresojme te kete rritje kjo valute, nga 1k ne 10k, ose prej 10k ne 100k etj etj...
     
    Mentorgh, rockstar, sp0X. dhe 6 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  10. The.Dictator.VR

    The.Dictator.VR Anëtar Aktiv

    Postimet:
    109
    Pëlqimet:
    117
    Pikë nga trofetë:
    43
    Mendimi jem.

    Bitcoini edhe 100$ me ra kamu perdor apet sikur te kishte vleren 100k Bitcoini kurr nuk u kan investim Bitcoini u kan pastrim parash pranim i pagesav tmshefta , shkaku qe u perhap shum Bitcoini tek njerzit o kur e mrriti piken mat nalt kur txt jan blloku ata qe kishin Bitcoin ju rrit vlera dhe u shperndan tek te tjeret por fituan vetem ata qe jan marr me mshefje te parave ndersa ata qe sot nuk e di ku meten miljonerat e 3 mujorshit kan humbur dhe u zhduken duke mos ditur dhe menduar se te blesh kur o 20k do te fitosh nderkoh qe nuk ka dit qa o bitcoini deri at dit mka ra personalisht ku un isha nrrjedha tbitcoinit qysh qe 8-10vjet provoj vjen dhe menon qe din mem kallxu qa o bitcoini per 1 jav qe ka ba ni investim 2-3k kur vlera e ti u kan maje

    Nuk thom qe mos te investoni bejeni at sot po kur vlera e ti rritet mos e boni at hap me menim qe rritet investimin kur e boni llogaritne sikur te mos jen fare ato dhe jo te rrini tu e shiku qdo dit a u hyp te terhiqni ma shpejt duhet 1 vjet 3 vjet nashti apo edhe 4 vjet qe ju te fitoni ni fitim te madh.

    Menimi jem o krijo diqka qe te kesh te ardhura ne bitcoin pasi te huajt kan bitcoin ne dispozicion shum krijo nje projekt dhe un ju garantoj qe do keni fitim shum te madh por shoh shum pak tek shqiptaret qe jon te interesuar ne projekte deshirojn te behen miljoner duke futur 1k invest .
    Nderkoh te krijosh ni projekt 1k invest ju do te keni fitim x3 mat madh

    Prap menimi jem o ky rreth provojes edhe kohes te madhe qe jom ne boten e internetit

    Kalofshi mir
     
    immortal.boy, Elion1, Tigerman dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  11. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,602
    Pëlqimet:
    273
    Pikë nga trofetë:
    213
    Komentet e te gjithve me duken interesante, keshtu temash dhe diskutimesh duhet te kete gjithmone per mendimin tim, pasi un nuk e hapa kete teme me idene me ndiku tek dikush , ose me kriju nje bindjen time, un pak a shume e kam 1 bindje timen, 1 mendimin tim. Por doja te diskutonim me gjate sepse prej tyre dalin dhe argumentat dhe mendimet se cfare mund te ndodhi me kete monedhe e shume monedha te tjera te vogla.
    Shikoj qe ka rene vrulli i fillimit qe ne fillim shkruan cdo dit , cfare monedhash te bleje pse ti blej, ndersa sot jan fokusuar ne blerje vetem njerzit qe e kan pakez njohur ne BTC, dhe altcoin.
    Shpresojme qe ne kete forum cdokush te kete marre te ardhura nga BTC ose te marri ne te ardhmen.
     
    Mr.Gh0$T dhe Elion1 pëlqejnë postimin.
  12. arl000

    arl000 Anëtar

    Postimet:
    33
    Pëlqimet:
    10
    Pikë nga trofetë:
    8
    Bitcoin, si asset class ne vete, nuk mundet me u perdor ne menyre te mirfillte (whichever way you define that), me qmim 1k per btc.
    Bitcoin's best use case n t'ardhmen do tjet store of value, pra ngjashem sikur ari.
    Market cap i bitcoin me qmim $1k = rreth 17.4 bilion dollar
    Me 17.4 bilion dollar market cap, nuk ka likuiditet mjaftushem edhe volatiliteti osht i nalt e per kto arsye nuk mundet btc me u perdor si store of value.
    Anyways, karakteristikat ma tmira tBitcoin nkrahasim me ari-n jon qe osht censorship-resistant, permisionless transfers, digital (=far easier portability) e 2 vetmet sende qe i mungojn per me tejkalu arin n'krejta aspektet osht qe nuk ka likuiditet tmjaftushem (sidomos n2nd/3rd world countries ku nuk ka fiat exchanges edhe shumica e blerjeve/shitjeve jon OTC) dhe volatiliteti i nalte.

    https://outline.com/mWHETe
    https://www.zerohedge.com/news/2018-11-08/bank-england-refuses-release-venezuelas-gold
    Vlera e krejt arit n'bote osht rreth 7-8 trilion.
    Kush do qe i lexon 2 artikujt ma nalt qe i bona link mundet me e kuptu shum leht qe bitcoin osht superior nkrahasim me arin.
    Pra, nuk ka me u kon befasi nese btc osht $300-400k mrena 10-15 viteve.
     
    Elion1 pëlqen postimin.
  13. stringx

    stringx Anëtar Fillestar

    Postimet:
    82
    Pëlqimet:
    27
    Pikë nga trofetë:
    18
    Bitcoin nuk eshte bubble, vlera e kryptovalutave "eshte"/mund te jete bubble.
    Une nuk kam asnje dyshim se bitcoin do te mbetet ne boten e teknologjise dhe ate te financave digjitale, pra thejsht duke u bazuar ne ate qe kam lexuar dhe degjuar nga persona qe kane studiar mire kete fushe dhe jane marrur me te qe nga fillimet (nuk flas per shqiptare).

    Ndersa pak jasht kontekstit, blockchain-i eshte interneti 2.0 dhe kjo eshte e ardhmja ne domainin me te rendesishem ate te financave digjitale, dhe jo vetem. Deshmi per kete jane bankat me te medha boterore te cilat kane filluar investimet dhe eksplorimet ne kete teknologji mjaft premtuese.

    p.s. spekulimet per vleren e kryptovalutave shpesh jane te gabuara andaj kujdes i shtuar se kur investoni ne ndonje valute.
     
    Elion1 pëlqen postimin.
  14. lojrafati

    lojrafati Anëtar Fillestar

    Postimet:
    81
    Pëlqimet:
    15
    Pikë nga trofetë:
    8
    BTC ka nje vlere,bukur eshte pa gje. Per investime ndoshta e rrezikshme ose jo me ndonje fitim te madh por konsiderohet monedhe elektronike me vlere. Ndoshta decentralizimi nga FIAT currency nuk u arrit dot pasi shtetet dhe bankat Kane nevoje te identifikojne klientin por BTC ashtu sic ishte lancuar vite me pare u be pjese e sistemit ne nje fare menyre.
     

Shpërndaje faqen

Loading...