1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Cfare mendimi keni per taksen e Rruges se Kombit

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga clusterphys, 25 Mars 2018.

  1. clusterphys

    clusterphys Anëtar i Njohur

    Postimet:
    720
    Pëlqimet:
    205
    Pikë nga trofetë:
    73
    Mua me ben pershtypje se cdo eshte per tjua futur qytetareve. Krahas qe eshte shume shtrenjte, dmth 5 eu per makinat e vogla, dhe 11 per autobuzet me duket, po cfare me ben pershtypje eshte nese kjo kompania nuk i ben aq te ardhura sic eshte llogaritur per nje vit, pjesa tjeter mbulohet nga shteti. Tjeter ca me ben pershtyje ke shume autostrada ne europe psh me nje shok e kam ber rrugen me makine Sanremo (Itali) - Nice (France) leje qe nuk kishe person aty qe te jep faturen, sepse ishte cdo gje automatike, por kostoja ishte 2 euro. Futshe 2 euro aty dhe hapej vete trau dhe faturen e kishe. Keto punet tona duken sikur po i bien me leve pas koke qytetareve
     
  2. AlboX

    AlboX Anëtar

    Postimet:
    26
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    13
    @DarKr0x Qka po thu bre , shum sjon se lekt qe pi jepni per produkte tserbis ato sju dhimsen e kto per shtet shqiptar po
     
  3. NANO

    NANO Anëtar Aktiv

    Postimet:
    388
    Pëlqimet:
    140
    Pikë nga trofetë:
    53
    @AlboX po t`pergjigjna mbasi spo m`dokesh i arsyeshem hiq , e para sjan hiq per shtet shqiptar po per ni kompani private , edhe 10 euro osht shtrejt burr i dheut edhe pike , 190 euro osht paga minimale e shumica e pagave sillet 220-250 euro po flas per Kosove e nese e krahasojme me vene t`Europes qe kan standard shume ma t`nalt qet pagese e kan ma t`vogel !
    E sa per produkte t`Serbise , kush po i bjen ato produkte a po m`kallzon ? - na Albox , na vet .. qeta biznismena monopolista qe jane t`lidhun me disa politikan , e qeta politikane qe bojn cmos me e rujt qat monopol , e me i dekuraju e me i perzan njerzt qe vijn me investu ose tu i qit haraq bizneseve t`reja t`vllaznive tone per interesa t`tyne , qeto produkte t`serbve hyjne here me dogane e here pa dogane kah veriu e rrjedhimisht jane ma t`lira , e kur jane ma t`lira cka po ta merr menja ni njeri me rroge 220 euro a duhet me duru per buke a me lujt patriotin ???
    Deri n`fund duhet me i luftu produktet serbe , ama me pune e jo me pallavra !
    Smunesh me paragjyku kerkon , e as antarin qe e ke ceke !
    Krejt t`mirat !
     
    enneaa pëlqen postimin.
  4. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,424
    Pëlqimet:
    1,064
    Pikë nga trofetë:
    358
    Jam nga Shqiperia dhe mos fol palidhje.
     
    NANO pëlqen postimin.
  5. AlboX

    AlboX Anëtar

    Postimet:
    26
    Pëlqimet:
    3
    Pikë nga trofetë:
    13
    @NANO Na de na jem tu i ble qato produkte , qe pi marin ata prej serbis , o shqiptar edhe nSerbi pagujn kamionat pare ku bin produkte tSerbis , @DarKr0x Si din senet
     
  6. edy007

    edy007 Anëtari i muajit IV

    Postimet:
    1,884
    Pëlqimet:
    179
    Pikë nga trofetë:
    108
    1. Nuk i ploteson kushtet per ta quajtur Autostrad!
    2. Do ishte me e perballushme 5e per dy drejtimet.
     
  7. ervisivv

    ervisivv Anëtar i Njohur

    Postimet:
    663
    Pëlqimet:
    83
    Pikë nga trofetë:
    58
    Te gjith ata qe thone jena dakort per kete tarifen per rrugen e kombit, do ju thoja:
    -te mos harrojn se ky i gjati te njejten gje do e beje (e ka thene vete ne tv) edhe ne rruge te tjera te shq, ne rrugen tiran-shkoder, tiran-durres, durres-fier etj, se ata qe jan nga jugu ose ca te tjere po e shikojne si ne film,
    - te mos harrojn se per rrugen e kombit dhe rruge te tjera ne shq u be shum vite qe te gjithe e pagujme, sepse mirembajta e rruges fillon te paguhet qe kur rinovon dokumentat e mjetit, dhe deri tek litri i naftes qe e blejm ne karburant, (interesohuni se do e zbuloni pak e nga pak)
    tani i bie qe kjo rruge te paguhet ne 3 drejtime se bashku me barrieren, pra 3 taksa per nje rruge
    -te mos harrojne se ne shqipri dita e punes eshte me pak se 10 euro, 10-12mij lek te vjetra, ai qe punon gjithe diten me lopate apo kazem ne duar.. e nese ketij personi i bie qe punen ta kete ne anen tjeter te barrieres, bejini llogarite vete se qa fitoi e qa humbi, e nese dikush thote te marri rruge dytesore e tretesore, perseri do i shkonin ato 10 euro nafte + servis cdo dite, se autostradat ne shq i ke cop-cop, shih vore-durres, e lere pastaj rruget dytesore, qe te duhet 4x4..
    Te gjithe ata 'e kan kap veten' dhe nuk ju prishet tymi i duhanit per aq takse, do ju thoja, se sipas statistikave te fundit ne shq thuhet se: "99% e pasurise ne shqiperi eshte e perqendruar ne 1% te popullates.."

    ndersa nje mendim i imi personal eshte se ky i gjati po e trajton popullin shqiptar si delet, ky rasti i rruges ishte shum provokues, dhe ai e ka keshtu "e hengren, se hengren"
    si ka mundesi qe qenka miratu ky ligj dhe paska hyre ne fuqi, dhe nuk dihet asgje me teper, thjesht do vihet takse kush kalon tek rruga e kombit dhe do jete 5E vajtje 5E ardhje,
    si ka mundesi qe ka hyre ligji ne zbatim, dhe per kuksianet doli ne tv dhe tha, qe do ju behet me abone,
    por nuk dihet sa sa do jete kjo aboneja, e shume shum gjera te tjera qe e shprehin qarte veprimin provokues,
    kjo qeveri e ka keshtu, cfare te shohin ne anderr naten, e fusin per zbatim te nesermen tek qytetaret.
    edhe diqka ka ngel pa takse tani, ajri qe thithim, edhe atij do ja vejn noj sahat para se te hyje ne organizem, por akoma se kan mendu si me vendos barrieren
     
    Last edited: 3 Prill 2018
    Alkeo, @Alvi dhe Selim Baruti pëlqejnë postimin.
  8. ervisivv

    ervisivv Anëtar i Njohur

    Postimet:
    663
    Pëlqimet:
    83
    Pikë nga trofetë:
    58
    edhe dicka se harrova ta shtoj,
    si ka mundesi qe
    ne nje vend te europes: dita e punes 70 euro, nafta 1.5 euro, taksa e rruges 2-3 euro
    ne shqiperine tone, dita e punes 10 euro, nafta 1.5 euro, taksa e rruges 5 euro ???

    nese kemi ndonje profesor matematike ketu qe ta zbertheje me rregullin e treshit, ose te nxjerri naj rregull te ri, vec ti japi pak drejtim kesaj formule
     
    NANO dhe @Alvi pëlqejnë postimin.
  9. @Alvi

    @Alvi Anëtar i Njohur

    Postimet:
    618
    Pëlqimet:
    151
    Pikë nga trofetë:
    88
    @ervisivv
    Mbeshtes te gjitha mendimet e tua me lart e plot te tjera qe nuk jane permendur
    por nuk duhet te harrojme edhe nese opozita vendoset ne pushtet nuk do te ndryshoje asgje,
    Kto dalin ne media :{Ti mos e bej kete, do ta bej une} por e shprehin ndryshe,
    Respekte per te gjithe shqiptaret dhe me gjere qe jane kunder taksave te larta ne autostrada!
    Qytetare te nderuar, kerkoni te drejtat tuaja
    KLM.
     
    Donart dhe ervisivv pëlqejnë postimin.
  10. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,424
    Pëlqimet:
    1,064
    Pikë nga trofetë:
    358
    @ervisivv sikur te ishte 10E dite punes ja benim hallall :)

    Shqiprise duhet ti bjeri ndonje termet te marri dhe kta qe kemi ne pushtet se ndryshe nuk behet gje.
     
    ervisivv pëlqen postimin.
  11. eby

    eby Anëtar Aktiv

    Postimet:
    185
    Pëlqimet:
    64
    Pikë nga trofetë:
    38
    Eshte tjeter ceshtja ne duhet te paguhet dhe tjeter nese eshte e larte apo jo.
    E nisim nga e para. PO duhet paguajm, sepse ne jemi mesuar qe c'do gje ta kemi falas. Duke filluar qe nga mjeksia ku kerkojm cdo gje free dhe kontributet shteterore as qe i njofim fare. Po vije nga Kroacia dhe kam paguar 31.6€ ( +230 Kuna ) vajtie dhe 31.6 euro ardhje. Vertet eshte distanc e madhe por qe ja .... paguhesh. Pash nje video qe nje qytetar i kosoves i drejtohesh personit qe dua tmi kthesh ne euro kusurin. Te njejten gje kerkova dhe une ne Kroaci, nuk e perdorim € kemi monedhen tone tha, kusurin do e maresh Kuna ( me pak fjal, sme plas fare po do kuna meri, euro ska)

    E dyta, eshte e larte apo jo? PO eshte pak e larte sepse distanca eshte diku te +70 KM ne mos gaboj. Ketu mund te protestohet. I bie 0.07€/km per veturat.

    Ajo qe eshte me e rendesishmja. Te protestosh ne ate menyre eshte vertet e pa FALSHME dhe APSOLUTISHT e pa pranushme. Demet qe i kemi shkaktuar kompanis perseri ne do i paguajme.

    Te gjithe qytetaret e kosoves, kukesit, etj etj e dine shume mire qe rruga paguhet. Kur kan udhetuar neper bote e kan paguar kokerr me kokerr sikurse ishin europian dhe me rrogat e tyre dhe nuk kan bere ngjysem zeri.

    A duhet te kete abone per qytetaret e Kukesit apo te zones perreth ? APSOLUTISHT qe PO.

    Komentet qe shkruhen neper rrjete sociale qe nuk duhet paguar jo andej jo ketej jan komente per LIKE, sepse 90% e tyre e dine shume mire ose jan te informuar nga te afermit qe neper bote cdo KM rruge paguhet kokerr me kokerr.

    Ne duhet te edukohemi komplet si popull, te dime te kerkojme dhe te dime cfar kerkojme .....
     
    ervisivv pëlqen postimin.
  12. Alkeo

    Alkeo Anëtar Aktiv

    Postimet:
    441
    Pëlqimet:
    124
    Pikë nga trofetë:
    53
    per githcka dhe un jam dakort ndersa dita e punes nese do te ishte 10euro do te ishte shum mir por fatkeqesisht esht disa here me pak...

    per sa i perket temes ajo rruge nuk ka perfunduar ende dhe ata filluan te vjelin taksen :eek: +qe 5 euro jan shum per nje vend si shqiperia lere ca thone keta...SI GJITHE BOTA po vetem per taksa jemi si gjithe bota ndersa kur vjen fjala per pune jemi te fundit :confused:
     
    ervisivv pëlqen postimin.
  13. ervisivv

    ervisivv Anëtar i Njohur

    Postimet:
    663
    Pëlqimet:
    83
    Pikë nga trofetë:
    58
    @eby eshte tjeter nese pagesa per rrugen duhet te paguhet
    -ne fund te vitit kur rinovon dokumentat e mjetit,
    -tek karburanti kur blen naften
    -tek barriera qe vihet ne autostrade
    apo tek te gjitha keto se bashku (rasti konkret)..
    sepse kur cmimi i naftes ne shq u barazua me ate te europes, u justifikua se ne europe per rruget paguhet ne barrierat qe vihen ne autostrada, ketu tek ne do shtohet tek cmimi i karburantit, tani ose njera ose tjetra, 2 ose 3 pagesa per te njejtin qellim nuk ekzistojne ne asnje vend,. apo jo

    jam dakord qe shteti me taksa mbahet,por keto taksa nuk po shkojne per 'shtetin' per rruget per spitalet per investime per vendin, por po shkojne tek xhepat e qeveritareve,
    si mund ti paguaj une energji elektrike, uje, takse prone, takse rruge, siguracione per shendetsi, shkolle per femije etj etj (eshte liste e gjate), nese une nuk kam as edhe nje te ardhur, nese nuk kam asnje familjar te punesuar, a duhet te pakten te kisha ca lehtesira, ose te perfitoja nje asistence sociale?
    keto taksa nuk po shkojne per shtetin, kjo takse rruge nuk po shkon per rruget, te shikojm qa cilesia ka rruga ne shqiperi, rruget e sapo shtruara jan bere skandal, ke rruge ku 2 makina duhet te nderrohen duke dale njera ne zhavorr,
    si mund te paguaj une per shkollen. kur shkollat jane pa kushte me mure te mykura dhe te rena savatimi,
    si te paguaj une shendetsi kur nuk e marr ate, kur doktoret skane njohuri per profesionit e tyre se kane hyre me mik ne pune, kur ilaqet shteti shkon i merr ne turqi ose vende te tjera me cmime krejt te lira, ato ilaqe qe kan ngel stok, importon ilaqe te skaduara,

    sa eshte vlera e abonese? kush e perfiton abonese? perse vec kukesi, dhe jo kosova ose tirana ose gjirokastra qe mund ta beje edhe ai cdo dite kete rruge? kryeministri tha abone per kuksjanet qe e bejne SHPESH kete rruge, qa dmth shpesh, 10 here ne dite, 1 here ne dite, 1 here ne muaj?
    ky ligj tashme ka hyre ne zbatim, a thua qe kuptimi i fjales 'shpesh' dhe vlera e abonese duhej te ishin sqaruar shum me perpara, qe ne propozimin dhe miratimin e ligjit ??

    per te drejtat e tij populli duhet te protestoje ne tgjitha format, edhe nga ato me ekstremet, ose te presi deri sa t'i vejne kamen ne fyt

    @eby une do pranoj se jam gabim, nese ti ose dikush tjeter mund te me shpjegoje si mundet qe ne shqiperi vetem nje barriere e nje rruge te jete e barabarte ose e perafert ne cmim me aq sa punetori i krahut ose punonjesi i administrates merr si dite pune,
    a mund tma thuash nje shtet tjeter te botes ku ndodh kjo gje?
    a mund ta paramendosh kur barriera te tilla te vihen ne disa rruge te tjera te shqiperise (sepse planet keshtu i kane)
     
    Last edited: 4 Prill 2018
  14. ervisivv

    ervisivv Anëtar i Njohur

    Postimet:
    663
    Pëlqimet:
    83
    Pikë nga trofetë:
    58
    te gjithe kemi udhetuar ne vende te tjera te evropes dhe e dijme se
    formula
    RROGA DITORE zbrit CMIM NAFTE zbrit TAKSA RRUGESH
    do dilte numer pozitiv apo negativ ????

    te gjithe e dijme se per te prere nje bilete avioni ne SHqiperi te duhet te presesh pagen mujore..
     
  15. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,235
    Pëlqimet:
    1,237
    Pikë nga trofetë:
    358
    Kunder per disa arsye:
    - Autostrada nuk eshte ne nivel te kenaqshem, vet me ka ra rasti qe kom pa njerz e kishin qit tavolinen ne autostrad e tu pi kafe
    - Rruget jon katastrof, sidonos urat, ne urat e Shqiperis duhet me kalu me 10 or, kto te Kosoves prap jon pak ma ne nivel, kyqja nga 2 shirita ne 1 shirit bohet pa asni paralajmerim
    - Nafta/Benzini osht shume i shtrejt, shteti nuk i shtin ne perdorim mekanizmat per nivelizimin e cmimeve
    - Rrogat nuk jon aq te larta sa me pagu 10 euro, e aq me keq 45 euro per 1 kamion
    - Rruget dytesore nuk e di a mujn me u qujt rrug, kshtu qe je i detyrum me kalu permes autostrades, pra duhet me kon rruget dytesore te kalushme dhe jo ne at gjendje qe jon.

    Por jom pro takses nese 5 euro do te ishte per te dy drejtimet (vajtje-ardhje).
     
  16. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    557
    Pëlqimet:
    211
    Pikë nga trofetë:
    73
    I lexova komentet tuaja dhe me lejoni tju bej nje verejtje.

    Kush ben krahasime me vendet e europes ben gabim.Shqiperia eshe nje vend me pseudo demokraci dhe korupsion te lart,keshtu qe smund te thush se nqs kjo taks vendoset ne nje shtet tjeter eshte mire ta vendosim edhe ne.

    Pra problemi nuk eshte taksa por ku shkojne leket e takses.Une e di shume mire ku shkojn ashtu si edhe ju besoj.

    Duke then kete cdo bisedim rreth taksave eshte pa vlere sepse pjesa me e madhe e lekve te mbledhura nuk shkojn per qellimin e takses por ne xhepa te caktuara.

    Dhe e fundit ato dy her ne vit qe shkoj un ne Ks ja kam ber hallall ato 20 € qeveritarve.Le te hane nje pesh dhe nje dopio raki nga ana ime.
     
  17. Universal

    Universal Anëtar Aktiv

    Postimet:
    277
    Pëlqimet:
    92
    Pikë nga trofetë:
    38
    Si mund te kerkodh takse kur ajo rruge eshte e bere po nga taksat e punetoreve, mos ti hyme politikes jam simpantizant i PS po me kete te fundit ja futi komplet pordhes...
     
    ervisivv pëlqen postimin.
  18. eby

    eby Anëtar Aktiv

    Postimet:
    185
    Pëlqimet:
    64
    Pikë nga trofetë:
    38
    @ervisivv te lexova me kujdes.
    Dhe ne funde kam shtuar fjaline " Ne duhet te edukohemi si popull, te dime te kerkojme dhe te dime cfar kerkojme"

    Ne organizuam nje protest paqesore ne oren e pare, por ne oren e dyte ne nuk dinim me se cfar kerkonim. Dhe ne oren e trete shkaterruam nje prone private duke i vene zjarrin, qe duhet ta demshperblejm nje me nje !! E thene ndryshe e nisem si qytetare per te drejten tone, kaluam ne vandalizem dhe ne fund kerkuam doreheqe te qeverise. ( 2 te fundit nuk i bene KUKSJANET, por persona te paguar nga Tirana per te njejtin qellime )

    Pra na bene kriminela, na moren protesten dhe na carmatosen nga te gjitha te drejtat qe kemi !! Dhe kush e beri ???
    Ata qe e vodhen ate rruge, qe ajo nuk u perfundua kurreeeee, ata qe firmosen per taksen, jo 5€ por 9.5 €.
    Sote protesta identifikohet si dicka e ketyre qe e ropen ate rruge dhe jo e shoqerise se lire !!

    Vazhdoj te te them " Ne duhet te edukohemi njihere "
    Ajo protest ishte nje shemtire dhe nuk duhet te ndothte ashtu, por duhej bere e qarte qe ne nuk levizim nga rruga pa u firmosur prishja e marrveshjes. Pra protest paqesore dhe reale me ide te qarta dhe me kembengulje !!
     
  19. DardanDaci

    DardanDaci Anëtar i Njohur

    Postimet:
    654
    Pëlqimet:
    396
    Pikë nga trofetë:
    118
    Ne te gjithe boten paguhet taksa rrugore dhe per mendimin tim nuk eshte shtrejte , dhe per ata qe skan mundsi me pagua shteti i mundson parapagim me zbritje , nuk duhet te mendoni negativisht per taksa sepse forcohet shteti dhe pse mos te forcohet ? Ndersa sa i perket kundershtimeve un mendoj se kto gjana i bojn opozita e shtetit e qojn popullin e revoltojn e gjitha kjo eshte politik qe nuk e kupton qdokush.
     
    ervisivv pëlqen postimin.
  20. ervisivv

    ervisivv Anëtar i Njohur

    Postimet:
    663
    Pëlqimet:
    83
    Pikë nga trofetë:
    58
    @DardanDaci nuk e dij nese rrin ne kosove apo shq, por pergjigja vlen njelloj.. sa e ke pagen ditore ti, meqe ra fjala (me fal qe po tpyes ..)
    Nuk e di per ty, por besoj mbi 80% e shqipetareve paguhen me pak se 10 euro dita,
    Dardan kur populli ska buk me hanger dhe asht ne skamje, ai i revoltuar eshte pa pas nevoj nderhyrjen e opozites, se as kta nuk jan ma te mir jo..
    me lejo te te kundershtoj se keto taksa nuk shkojne per te forcu shtetin, por per te fry xhepat e politikaneve.. kete tash e kan mesu te gjith njerzit, edhe ata qe jan pa shkoll, sepse nese do ishin per te forcu shtetin, ato taksa do ktheheshin perseri tek populli, me ane te investimeve, me ane te rritjes se rrogave, ndihmave sociale, se nuk po hyjm per ta analizu thelle, por sinqerisht, me cfare po shohim shumica e popullsise jan ne varferi te thelle, me kushtet minimale te jeteses.
    dhe nga ana tjeter jan nje pjese krejt e vogel qe jetojn ne luks, (ata qe vjelin taksat nga pabuksit..)
    nuk e di nese i ke lexu postimet e mija ma nalt, por nese do e krahasoje Shqiperine me gjithe boten, ne cilin vend te botes punetori duhet te punoje gjith diten per te pagujt nje takse rrugore, nje barriere??, Po nese per tu kthy nga puna ne shpi do kalosh 2 ose 3 barriera rrugore me pagese ? sepse jane shume rruge te tjera ne shqiperi te projektuara per tu bere me pagese
     
    Last edited: 22 Prill 2018
    NANO dhe DardanDaci pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...