1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Diskutim Certifikata IT

Tema tek 'IT Kualifikime' e hapur nga DarKr0x, 30 Prill 2016.

  1. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,564
    Pëlqimet:
    1,290
    Pikë nga trofetë:
    358
    Pershendetje,
    Sic e dime per universitet sa me shume certifikata te kesh aq me mire eshte.
    Pash nje djale qe njihet me emrin Florian ose Misteriozi Pirat i cili ka filluar te mesoje rreth Cyber Security.Dhe ky ka marre shume certifikata...

    Cfare eshte mire te ndjekim online per te marre certifikata ne lidhje me IP ?
    Pra nje forme eshte Cyber Security pres sygjerime te tjera.
    Faleminderit
     
  2. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,259
    Pëlqimet:
    1,438
    Pikë nga trofetë:
    343
    A mundesh me jep me shume detaje rreth atyre certifikatave? Thjesht ta di se cfare kokan ato edhe pastaj mundemi te te japim pergjigje per qato, ose ndonje zgjidhje tjeter qe a vlen.
     
  3. ArditS

    ArditS Anëtar i Njohur

    Postimet:
    868
    Pëlqimet:
    599
    Pikë nga trofetë:
    263
    Nese e ke fjalen per Florian Konushevcin atehere te them se ato certifikata sipas meje nuk kane kurfar vlere, jo qe po du me ja hup vullnetin dikujt apo qe kam ndonje qellim te keq po tipat si ky i qesin neper televizione veq me i mbush rubrikat edhe ne krejt ato rubrika ku skane lidhje me teknologji e mendojne qe po bon dicka, une per vete e kam pa ne emisionin Oxygen(KTV) ku ka demonstruar thyerjen e livecams (lol) camera live nga google, ky tip eshte 16 vjeqar dhe certifikatat qe ai i ka nuk jane per IT, jane thjeshte mirenjohje nga kompani te ndryshme per raportimin e "bugs", tipat si ky kerkojne tere diten ne faqe te kompanive te medha per te gjetur ndonje error (XSS) qe nuk ka kurfare rreziku dhe e raportojne pastaj marin mirenjohje.
    Nuk kam asgje kunder por me mire eshte me u fokusu ne dicka qe mundemi me perfitu edhe dije edhe te ardhura, certifikatat kane vlere te larte por varet cilat psh i ke nga Microsoft, Cisco te cilat te ndihmojne shume per karriere.
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  4. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,564
    Pëlqimet:
    1,290
    Pikë nga trofetë:
    358
    Faleminderit.
    Aq shume certifikata sa kishte marre ai nese do kishin vlere do ishin shume mire per universitet.
    Ok tani cfare me sygjeroni ndonje menyre per te marre certifikata te vlefshme per IT normale duke studiuar.
     
  5. Selim Baruti

    Selim Baruti Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,375
    Pëlqimet:
    257
    Pikë nga trofetë:
    128
    Une te sugjeroj qe te mesosh programim dhe te mesosh rreth rrjetit. *Nese i di keto te dyja shume mire mund te *hakosh gjithcka.
     
  6. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,564
    Pëlqimet:
    1,290
    Pikë nga trofetë:
    358
    Une spo kerkoj te behem hacker po kerkoj kush jane certifikatat qe mund te merren online qe mund ti perdor per universitet sepse aq me shume certifikata aq me shume mundesi ke per universitet.
     
  7. rilinds

    rilinds Anëtar i Njohur

    Postimet:
    735
    Pëlqimet:
    11
    Pikë nga trofetë:
    48
    Pershendetje,

    Per certifikata ne lidhje me IP (rrjeta) drejtohu ne akademine me te afert te CISCO ( ke edhe ne Kosov) dhe do kesh nje certifikate te njohur Nderkombetarisht.
     
  8. Selim Baruti

    Selim Baruti Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,375
    Pëlqimet:
    257
    Pikë nga trofetë:
    128
    Meqe more shembull nje "hacker" ta thashe. Tek kush universitet qenka kjo puna qe sa ma shume certifikata aq me mire?
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  9. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,564
    Pëlqimet:
    1,290
    Pikë nga trofetë:
    358
    Ne cdo vend te botes.Certifikatat jane nje + i madh :)
     
  10. Execute

    Execute Anëtar

    Postimet:
    30
    Pëlqimet:
    4
    Pikë nga trofetë:
    18
    Nuk e di ku ke degjuar per kete. Askujt nuk i intereson sa certefikata ke. Ne universitete ne Prishtine nuk i'u interesojne fare ato, madje nuk do ishte logjike. Certefikatat si Cisco nuk merren edhe aq veshtire ne Kosove(Varet nga niveli). Certefikata qe e ke ndjekur nje trajnim nuk garanton qe ke mesuar ate qka eshte dashur. Hiqe nga mendja kete ide. Gjithe te mirat.
     
    Oltarei pëlqen postimin.
  11. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,564
    Pëlqimet:
    1,290
    Pikë nga trofetë:
    358
    E para une do vazhdoj shkollen jashte se ketu eshte m*t
    Kam 2 djem ne klase qe merren me basketboll dhe i tha zysha qe ju qe keni certifikata eshte mire per universitet.
    Besoj dhe se une qe do vazhdoj per it mund te me hyjne ne pune keto certifikata ne lidhje me IT.
    @Fannol Gashi mund te me thuash nese kjo qe po them eshte e vertet ? Sepse per keta shoket qe kane certifikata sporti jam i sigurt qe eshte mire per ta por se di nese eshte e njejta gje per kete qe po them.
     
  12. phoenix

    phoenix Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,662
    Pëlqimet:
    735
    Pikë nga trofetë:
    243
    Qdo qertifikat ashtu si edhe diploma jan sj nje deshmi qe ti din diqka , amo jan veq si perparsi per me u pranu me 1 pun perndryshe veq mso qajo vlen ma shum.
     
  13. Fannol Gashi

    Fannol Gashi SysAdmin Staff Member Administrator

    Postimet:
    3,259
    Pëlqimet:
    1,438
    Pikë nga trofetë:
    343
    I lexova te gjitha postimet por prap nuk mora ndonje pergjigjje te sakt per ate qe pyeta. Vetem ne baze te bisedes po supozoj qe e kam kuptu se per cfare behet fjale.

    Fillimisht ato certifikatat per basketball, per kte smundem te them edhe nuk e di se cka eshte ajo certifikate. Si te ishte mirenjohje ateher kisha thon OK, qe dikush po te vlerson qe din por certifikata qe tregon si ti din me lujt basketball kjo nuk ka logjike sepse te gjithe munden ti mesojn rregullat e nje sporti edhe te luajn por tjeter eshte se a luajn mire por ama rregullat nuk i thejn, dhe ajo zyshja nuk po me duket qe e din kuptimin e certifikates (pa keq kuptime). Ta leme anash kete dhe te fokusohem ne ate qe po flitet.

    Fillimisht kuptojeni se cfare certifikata flitet sepse ne Kosove eshte nje keqkuptim jo veq per kete term por per shume gjera. Ta marrim shembull AUKI (qe mirret me trajnime sepse skam kurgjo kunder tij). Nese AUKI ti leshon disa certifikata ose diploma si dush thirrni sepse kohe pas kohe keto perzihen tek ne :( . Ateher ato letra thjesht deshmojn qe ti e ke nxe nje karrik per 3muaj rresht (3 times/week) asgje me shume. Edhe me thjesht nese e lexoni aty shkruan qe ka perfunduar me sukses kete trajnim, bla bla ... . Tash nese kjo deshmon qe dikush din veq pse ka nejt ulun ne karrik ateher diqka nuk eshte ne rregull (nuk po du me ju demoralizu veq me tregu realitetin).

    Tash nese e marrim Certifikaten tjeter (qe kjo ndodh ne gjithe boten) qe ju ta paraqisni provimin (CCNA ~ 250$, MCP (microsoft) ~ 150$) edhe e jepni ate provim ateher, me kete Microsofti deshmon qe ti qato gjera i din edhe te konsideron si profesionist i certifikuar. Pasi qe ata kane bere testime nje kohe te gjate edhe e kan pa qe nese i perfundon qato ateher din (ka dallim edhe ai qe qertifikohet dhe fillon me punu edhe ai qe ka punu 5vjet ne ate pune dhe eshte certifiku, eshte dallim extrem i madh por prap nenkupton qe din). Kjo lloj Certifikate nuk ka te beje me AUKI, Cacttus, Fakultet, Kolegje etj.. keto leshohen direkt nga Microsoft-i edhe te vijn direkt nga zyret e tyre qe mirren me trajnime/certifikime, me poste ne shtepine tuaj.

    Ja nje shembull, ndoshta eshte palidhje me vendos ketu por po kam deshire qe ju ta kuptoni.
    Majtas nje zarf qe me ka ardhur direkt nga Microsoft-i dhe qe ka brenda keto (djathtas), ID (si leternjoftim), Certifikata, dhe disa dvd me VHD fajlla per me pregadit infrastrukturen virtuale per trajnime.
    [​IMG]

    Keshtu vijn Certifikatat online qoft per Cisco apo Microsoft apo ndonje kompani tjeter, dhe AUKI ose cila do kompani ketu nuk ka ide se kur vijn ose qysh vijn atyre nuk ju intereson.

    Tash te dalim ne pyetjen qe e ke bo ti. A duhen keto Certifikata per universitete. Po mendoj Certifikatat qe i kam vendos ne foto (Jo si Trainer) por ato psh: Server 2008, 2012, Win8, Win10, Linux, Java Certified, CCNA, C# etj... . Une mendoj qe duhen, pasi qe universitetet e mirefillta ish dasht qe land qe kane te bejne psh e keni kalu provimin CCNA dhe keni nje land ne rrjeta ateher automatikisht ish dasht me te liru nga ajo land pasi qe nuk mundesh me msu ne universitet me shume se sa CCNA qe meson nese kjo eshte e vertet ateher pse me humb kohe aty nje semester me ate land qe veq eshte monotoni per ty. Por une nuk te kisha liru pa ndonje kusht (ky eshte mendimi im). Te kisha liru nga ajo land nese e merr nje land tjeter me te thjesht qe ndoshta ski provim hiq thjesht ki me ngu ligjeraten edhe me bo nje projekt te vogel. Psh nje land qe une e kisha zugjeru eshte Project Management, IT Security, VOIP etj.. diqka qe eshte praktike.

    Por edhe nese nuk e pranojn siq e permendi dikush me larte ateher prap eshte ok sepse ti veq din per ate land, dhe te duhet 1dite me pregadit provimin vetem me pa cilat tema jane mesu edhe ni perseritje sa do e vogel qe eshte. Prap ki perparsi qe kohen tjeter sa ish dasht me msu per ate provim mundesh me msu diqka tjeter.

    Keto i thash per ata qe dojn nime me msu se per ata qe shkojn veq hajt une po kryj fakultet, ateher :confused:.

    Cdo t'mire,
    Fannoli
     
    DarKr0x, lumz, Selim Baruti dhe 2 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  14. ITemrah

    ITemrah Anëtar Fillestar

    Postimet:
    57
    Pëlqimet:
    2
    Pikë nga trofetë:
    8
    Certifikata ma e mira per IT osht per momentin e Ciscos qe osht e njoftme nderkombtarisht
     

Shpërndaje faqen

Loading...