1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Banka e Shqipërisë për herë të dytë paralajmëron rreth monedhave virtuale

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga sp0nTeX, 25 Shkurt 2018.

  1. sp0nTeX

    sp0nTeX Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,514
    Pëlqimet:
    390
    Pikë nga trofetë:
    138
    Në njoftim thuhet se MV të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë.
    [​IMG]

    Banka e Shqipërisë ka lëshuar paralajmërimin e dytë në lidhje me rrezikun që posedojnë monedhat virtuale.

    Në Korrik të vitit të kaluar përmes një deklarate për shtyp thoshte se nuk ka licencuar asnjë institucion financiar për përfshirjen në përdorimin e monedhave virtuale dhe për rrjedhojë investimet nuk kishin garanci.

    Tashmë në një njoftim për shtyp publikuar edhe në uebsajtin e saj, institucioni më i lartë financiar i Shqipërisë ka publikuar një njoftim të Autoriteteve Mbikëqyrëse Evropiane për titujt, bankingun, sigurimet dhe fondet e pensionit.

    Në njoftim thuhet se MV të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë.

    Njoftimi vijon si mëposhtë:

    Autoriteti Evropian i Titujve dhe i Tregjeve (ESMA), Autoriteti Evropian Bankar (EBA) dhe
    Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe i Pensioneve prej Punësimit (EIOPA) (në vazhdim referuar
    si ‘tre Autoritetet’) paralajmërojnë konsumatorët në lidhje me rreziqet e mëdha të blerjes dhe/ose
    mbajtjes së të ashtuquajturave Monedha Virtuale (MV).

    MV-të që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar
    dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë
    statusin ligjor të monedhës apo parasë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë
    të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht,
    ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore. Te tria Autoritetet shprehin shqetësimin për
    faktin se një numër gjithmonë e më i madh konsumatorësh po blejnë MV, veçanërisht me
    pritshmërinë se vlera e MV-ve do të vazhdojë të rritet, pa qenë të vetëdijshëm për rrezikun e
    lartë se ata mund t’i humbasin paratë që kanë investuar.

    MV të tilla si Bitcoin, Ripple, Ether dhe shumë të tjera, së fundmi kanë pësuar shumë luhatje, që
    do të thotë se çmimet e tyre kanë pasur luhatje domethënëse çdo ditë. Për shembull, vlera e
    Bitcoin-it u rrit dukshëm në vitin 2017, nga rreth €1,000 që ishte në muajin janar arriti deri në
    vlerën mbi €16,000 në mes të muajit dhjetor, dhe më pas ra me pothuaj 70% të vlerës, në €5,000
    në fillim të muajit shkurt. Së fundmi, ajo ka rikuperuar rreth 40% të vlerës më të ulët që shënoi,
    dhe aktualisht tregtohet në rreth €7,000. Kapitalizimi total i tregut i 100 MV-ve më të mëdha
    mendohet se e tejkalon barasvlerën e €330 bilionëve në nivel global sot.
    Pse blerja e MV-ve është me rrezik për konsumatorët ?

    Të tria Autoritetet e lartpërmendura i paralajmërojnë konsumatorët se MV-të mund të jenë
    jashtëzakonisht me rrezik dhe janë zakonisht tejet spekulative. Nëse blini MV, duhet të jeni të
    vetëdijshëm se ka një rrezik të madh që të humbisni një shumë të madhe, ose edhe të gjithë
    shumën, e parave të investuara. Kur blini MV, ose produkte financiare që sjellin ekspozim të
    drejtpërdrejtë të konsumatorëve ndaj MV-ve, jeni të ekspozuar ndaj një numri të lartë rreziqesh,
    përfshirë sa më poshtë:

    Luhatshmëri ekstreme dhe i ashtuquajturi rrezik i flluskës – Pjesa më e madhe e MVve
    i nënshtrohen luhatjeve ekstreme të çmimit dhe kanë treguar shenja të qarta të një flluske
    çmimi. Nëse vendosni të blini MV ose produkte financiare me MV, duhet të jeni të
    vetëdijshëm se mund të humbisni një shumë të madhe, ose të gjithë shumën, e parave të
    investuara.

    Mungesa e mbrojtjes – Pavarësisht nga kërkesat e BE-së për parandalimin e pastrimit të
    parave që do të hyjnë në fuqi për ofruesit e portofoleve dixhitale dhe platformat e këmbimit
    valutor të MV-ve, këto të fundit mbeten të parregulluara sipas legjislacionit të BE-së. Po
    ashtu, platformat ku tregtohen MV-të dhe portofolet dixhitale që përdoren për të mbajtur,
    ruajtur dhe transferuar MV-të janë të parregulluara sipas legjislacionit të BE-së. Kjo do të
    thotë se nëse blini ose mbani MV, nuk do të përfitoni nga garancitë dhe mbrojtja që lidhet
    me shërbimet e rregulluara financiare. Për shembull, nëse një platformë për këmbimin e MVve
    ose një ofrues i një portofoli dixhital dështon, del nga tregu, ose i nënshtrohet një sulmi
    kibernetik, përvetësimit të fondeve apo sekuestrimit të pasurive si pasojë e veprimeve
    ligjzbatuese, legjislacioni i BE-së nuk ofron ndonjë mbrojtje ligjore specifike që do të
    mbulonte humbjet apo ndonjë garanci që do t’ju siguronte rifitimin e aksesit në mbajtjet tuaja
    në MV. Këto rreziqe janë materializuar në raste të shumta në gjithë botën.

    Mungesa e opsioneve të daljes – Nëse vendosni të blini MV, rrezikoni të mos jeni në
    gjendje t’i tregtoni MV-të tuaja apo t’i këmbeni ato në monedha tradicionale, si për shembull
    euro, për një periudhë të gjatë kohe. Për rrjedhojë, mund të pësoni humbje në këtë proces.

    Mungesa e transparencës së çmimit – Formimi i çmimit të MV-ve shpesh nuk është
    transparent. Prandaj, ekziston një rrezik i madh që të mos merrni një çmim të saktë kur blini
    ose shisni MV.

    Ndërprerje operacionale – Disa platforma tregtimi të MV-ve kanë pësuar probleme të rënda
    operacionale, të tilla si ndërprerje të tregtimit. Gjatë këtyre ndërprerjeve, konsumatorët nuk
    kanë pasur mundësi të blejnë apo të shesin MV në momentin që kanë dëshiruar dhe kanë
    pësuar humbje për shkak të luhatjeve të çmimeve të MV-ve që konsumatorët kanë mbajtur
    gjatë periudhës së ndërprerjes.

    Informacion keqorientues – Informacioni i vendosur në dispozicion të konsumatorëve që
    dëshirojnë të blejnë MV, nëse ky informacion është dhënë, është në pjesën më të madhe të
    rasteve i paplotë, i vështirë për t’u kuptuar, nuk paraqet si dhe sa duhet rreziqet e MV-ve
    dhe mundet, pra, të jetë keqinformues.

    Papërshtatshmëria e MV-ve për pjesën më të madhe të qëllimeve, përfshirë investimet
    ose planet e pensionit – Luhatshmëria e madhe e MV-ve, pasiguria për të ardhmen e tyre,
    mosbesueshmëria e platformave për këmbimin e MV-ve dhe ofruesve të portofoleve dixhitale
    i bën MV-të të papërshtatshme për shumicën e konsumatorëve, në veçanti për ata që kanë
    qëllime afatgjata, të tilla si plane kursimi për pension.

    Çfarë mund të bëni për t’u mbrojtur?

    Nëse vendosni të blini MV ose produkte financiare që sjellin ekspozim të drejtpërdrejt ndaj MVve,
    duhet të kuptoni plotësisht karakteristikat e tyre dhe rreziqet që ndërmerrni. Nuk duhet të
    investoni para që nuk mund t’ia lejoni vetes t’i humbisni. Duhet të siguroheni që të merrni masa
    sigurie të mjaftueshme dhe të përditësuara për pajisjet dhe hardware-t që përdorni për aksesimin
    e MV-ve tuaja ose për blerjen, ruajtjen dhe transferimin e MV-ve. Gjithashtu, duhet të jeni të
    vetëdijshëm se blerja e MV-ve prej një firme të rregulluar për shërbime financiare nuk i zbut
    rreziqet e përmendura më lart.

    Informacion mbështetës

    Ky njoftim paralajmërues mbështetet te neni 9(3) i Rregulloreve themeluese të të tre Autoriteteve
    dhe vjen në vijim të publikimit të dy deklaratave nga ESMA për Ofrimin Fillestar të Monedhave1 2
    në nëntor 2017 dhe në një Paralajmërim më herët3 për konsumatorët dhe dy Opinione4 5 për MVtë
    të publikuara nga EBA në dhjetor 2013, korrik 2014 dhe gusht 2016.

    MV-të janë të formateve të ndryshme. MV-ja e parë ishte Bitcoin që u lançua në vitin 2009. Që
    prej asaj kohe, kanë dalë MV të tjera si Ripple, Ether ose Litecoin. Pjesa më e madhe e tyre
    mbështeten te teknologjia e regjistrit të decentralizuar (distributed ledger technology), që njihet
    me emrin ‘Blockchain’

    Ky njoftim paralajmërues nuk merr qëndrim mbi këtë teknologji dhe as mbi zbatime të tjera të mundshme të tij./PcWorldAlbania
     
  2. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,452
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    Besoj se kush njihet me monedhat virtuale i di shume mire keto gjera.
    Ka disa pika qe nuk bie aspak dakord. Dhe kjo quhet keqinformacion ashtu si e kane permendur keta mendje ndriturit.
    Por si permbledhje, kjo deklarate eshte shume me e mire se e para ku ai tipi qe foli ne media nuk ia kishte idene fare.
     
  3. omega_web

    omega_web Anëtar i Njohur

    Postimet:
    558
    Pëlqimet:
    215
    Pikë nga trofetë:
    73
    Kjo deklarat eshte relativisht korekte.Normalisht dhe Shqiperia do ndjeki normativat e BE.
    Nje gje mu duk qesharake ku thuhet se monedhat virtuale nuk garantohen nga asnje banke qendrore
    " nromale se po te ishte e kunderta sdo kishin kete vlere qe kan".

    Edhe dicka interesante me qe po flasim per banka,kam zbuluar rastesisht se BKT dhe ICB perdorin 'Stellar Lumens' per te kryer transferta me tempo.eu.com qe eshte nje sherbim transferta parash.(Edhe pse ne site nuk thuhet asgje)
     
  4. Kryefaqja

    Kryefaqja Anëtar Aktiv

    Postimet:
    202
    Pëlqimet:
    37
    Pikë nga trofetë:
    28
    Kriptovalutat do rregullohen me ligj! Problemi kryesor te to eshte se ka shume mistere ne to si psh: Llogarite qe kurr nuk dihen te dhana per to e kjo e bene te rrezikshme! Si qdo gje tjeter ne kete e jete qe vjen po edhe shkon, diqka qe lind e vdes edhe kriptot e kan nje fund po asnje njeri ne bote nuk e din kur do ndodh kjo gje ndosha me jav vite apo deri ne fund njerzimit!
     
    DarKr0x pëlqen postimin.
  5. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,452
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    Te presim te vdesi njeher fiat money :)
     
  6. aimilius

    aimilius Anëtar Aktiv

    Postimet:
    115
    Pëlqimet:
    96
    Pikë nga trofetë:
    38
    Kjo eshte edhe e sakte edhe e gabur, pasi askush nuk i di se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen. Teorikisht parate cash do zhduken, nese paraja virtuale dhe kriptomonedhat do perdoren dhe nese kjo del e vertete nje bitcoin mund te vleje 1milion $ 10milion $, askush nuk mund ta imagjinoje. Nuk ka njeri qe nuk eshte bere pishman qe nuk beri mining per te patur bitcoin apo edhe per te blere kur cmimet ishin me te kapshme, por mbrapa askush nuk kthehet dot, kurse per te invesuar tani eshte risk i madh pasi cmimi i nje bitcoin eshte i larte dhe kur e ben nje investim te tille duhet te marresh parasysh se ato para nuk ke per ti pare me dhe c'kismet te jete pas 10 apo 20 vitesh. Kujt i teperojne ca leke mund te bleje dhe te lere ne me nje ane, asnjehere nuk i dihet. Per xhepin e shqiptarit jane cmime te paperballueshme, keto jane vetem per deputetet, jo per gje por pastron dhe parate. praktikisht na ngelet per ta pare.
     
    MEkaNIku pëlqen postimin.
  7. MEkaNIku

    MEkaNIku Anëtar Aktiv

    Postimet:
    121
    Pëlqimet:
    39
    Pikë nga trofetë:
    38
    shume i thelle je,ku ke qene me heret me postime.
     
  8. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,452
    Pëlqimet:
    1,081
    Pikë nga trofetë:
    358
    Ke te drejte por nuk bie dakord me ty qe thua pas 10 vitesh apo 20 vitesh.
    Sic e pe nga 20k maksimumi ne 5.9k... tani jemi ne 11k. Nese dikush ka hyre ne 20k kete vit do e kapim prap me shume mundesi. Nese dikush ka futur 10k kur ishte 20.000 atehere ti fusi dhe 15k kur kapi 5900 dhe tani do ishte me plus.
    Investimet nuk jane per njerez qe sja kane idene, teoria eshte: Bli lire, dhe gjithmone me lire. Qe dmth nese sot e ble me 11k bitcoin dhe ai bie ne 8k pershembull... bli akoma. Kjo nuk eshte per njerez me zemer :)
    Plus cmimi tani nuk eshte i larte.
     
  9. aimilius

    aimilius Anëtar Aktiv

    Postimet:
    115
    Pëlqimet:
    96
    Pikë nga trofetë:
    38
    Une dakort jam me investimin, as qe nuk e ve ne diskutim. Nuk me pelqejne aspak komentet e bankave pasi nuk e kane idene se cfare thone. Qe nga menyra sesi sesi flasin duket qe cdo gje e kane me te degjuar edhe skane haber fare. Por megjithate e kuptoj ama kendeshtrimin e tyre pasi familja shqiptare mesatarisht aq para ka menjane 10-40 mije dollare edhe te investosh sasi te tilla eshte te te behen nervat kacurrela pasi kjo gje nuk ka ndryshim me aksionet apo dhe me kumarin.

    Por une jam i mendimit qe nese dikush mund te investoje qofte edhe 500 dollare, sepse me teper nuk ka mundesi le ta beje pasi edhe ato kane vlere afatgjate. Me fitim akoma me shume jane ata qe pranojne pagesa me bitcoin dhe i mbajne pasi eshte investimi me i mire.

    Po kjo nuk eshte per te gjithe. Tani per sasine e parave qe thua ti, perpara zemres qe po e po qe duhet, duhet e qesja plot.
    Normalisht kur jane krizat behen parate pasi shumica shesin atehere kur duhet te blejne.
    Akoma nuk dihet sesi do reagoje tregu, shteti, rregulimet, etj etj, por paraja dixhitale eshte e ardhmja dhe nese bitcoin stabilizon pozicionin e tij dhe nuk luhatet, ka per te qene absolut dhe te gjithe do ti biem kokes me grushta qe nuk po blejme sot. Se ideja nuk eshte qe do kapesh ato 20mije qe investove, se ky nuk eshte investimi. Se sipas llogjikes sime perderisa pas 9 vitesh 1 bitcoin kushton rreth 10k pas 5 vitesh me uljet dhe ngritjet do veje tek 50k dhe pas 10 vitesh mbase mbi 500k. Por kjo eshte thjesht nje mendim
     

Shpërndaje faqen

Loading...