1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Arrestohet në Gjermani themeluesja e kriptomonedhës OneCoin Ruja Ignatova

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga sp0nTeX, 5 Nëntor 2017.

Tags:
  1. sp0nTeX

    sp0nTeX Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,369
    Pëlqimet:
    308
    Pikë nga trofetë:
    113
    Kjo monedhë e ashtuquajtur “monedhë dixhitale” shitet përmes pakove tek investitorët të cilët mund ti këmbejnë në monedha.

    [​IMG]

    Themeluesja e monedhës kriptografike shumë të përfolur OneCoin dhe pasanikja me origjinë bullgare Ruja Ignatova u arrestua ditën e Shtunë në aeroportin e Munihut nga policia ndërsa po përpiqej të hynte në Gjermani.

    Sipas lajmeve që vinë nga media bullgare NBOX, ajo u arrestua pas një padie nga një banke e njohur Gjermane emri i së cilës nuk bëhet i ditur e cila pretendon se Ignatova ka shkaktuar një dëm prej 300 milion eurosh.

    E lindur në Bullgari, në moshën 10 vjeçare ajo emigroi në Gjermani. Ajo është një sipërmarrëse dhe themeluesja e OneCoin, OneLife Network dhe Fondacionit OneWorld.

    Përpara se të kthehej në vendin e saj ajo u diplomua në fushën e ekonomisë dhe mbrojti doktoraturën e saj në Oksford.

    Hetimet e para ndaj OneCoin filluan në 2016-ën në Gjermani. Atë kohë OneCoin kishte filluar një fushatë të gjerë pastrimi parash në bankat Gjermane.

    Deutsche Bank ishte një prej bankave që i shërbeu OneCoin për të paktën dy muaj përpara se të niste hetimi. Llogaria bankare e OneCoin në Deutsche Bank u mbyll më 19 Gusht 2016.

    Në Prill të 2016-ës u tha se autoritetet Gjermane kishin ngrirë asete me vlerë 29 milion Euro në llogaritë e OneCoin.

    Kjo nuk është hera e parë që Ignatova përballet me ligjin. Ajo dhe babai i saj u arrestuan në 2012-ën për mashtrim dhe pastrim parash.

    Në Gusht të këtij viti autoritetet italiane gjobitën OneCoin me 2.59 milion Euro. Kjo monedhë është cilësuar vazhdimisht si një skemë ponzi nisur nga skemat piramidale që aplikonte në shitjen e OneCoin.

    Kjo monedhë e ashtuquajtur “monedhë dixhitale” shitet përmes pakove tek investitorët të cilët mund ti këmbejnë në monedha.

    Investitorët vazhdimisht inkurajohen për të ftuar të tjerë të blejnë këto pako duke shtuar zërat se OneCoin është një skemë Ponzi.

    Gjatë muajit Prill, rregullatorët gjermanë në mënyrë efektive adresuan këtë skemë. Zyrtarë në Belize, Indi, Vietnam dhe vende të tjera të botës kanë marrë masa kundër OneCoin muajt e fundit.

    Rasti më i fundit i OneCoin ka shtuar akoma edhe më tej dyshimet tek Initial Coin Offerings. Në Shtator Kina ndaloi me ligj një aktivitet të tillë me arsyetimin se përdoren për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale. /PCWorld Albanian
     
    Blerim R., Edm0nd dhe boom3rang pëlqejnë postimin.
  2. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,075
    Pëlqimet:
    1,563
    Pikë nga trofetë:
    348
    Pom dhimbsen disa shqiptaret qe kan investuar me mijra euro ne kete "valute dixhitale" tu mendu qe eshte e njejte me Bitcoin, njoh personalisht 3 veta, por me kan njoftuar pasi qe kan investuar, nuk kam patur mundesi ti paralajmeroj.
     
    Edm0nd pëlqen postimin.
  3. Edm0nd

    Edm0nd Anëtar Aktiv

    Postimet:
    402
    Pëlqimet:
    71
    Pikë nga trofetë:
    38
    e njejta gje ndodhi tek une, shum shok kam qe kan hy ne kete cryptocurrency jo vetem atyre po edhe shum here kam paralajmruar se kjo monedh eshte ponzi scheme 100% po jaqe shqiptaret mendonin se spo jav du tmiren edhe kush ka vazhdu i bjen nmendje tasht
     
  4. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,947
    Pëlqimet:
    760
    Pikë nga trofetë:
    358
    Hahaha shume mu be qejfi qe u kap kjo bullgarja.
    Se di si mund te jene njerezit kaq injorante sa te besojne keto skemat - fut 1k$ merr 2k$ duke ndejtur kot :eek:
    Postimin e kam bere qe ne janar sapo e pash ne forum menjehere e kuptova dhe krijova temen qe mos te futeshin me shqipetar...
     
    immortal.boy, DailyTeCh dhe KALI-ALB pëlqejnë postimin.
  5. DailyTeCh

    DailyTeCh Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,105
    Pëlqimet:
    127
    Pikë nga trofetë:
    83
    E tash ata qe kan investu cka behet puna me to, njoh nje shok qe ka investu por jo dhe aq shum d.m.th cdo gje mer fund ketu..
     
  6. Misteriozi

    Misteriozi Anëtari i muajit I

    Postimet:
    1,986
    Pëlqimet:
    214
    Pikë nga trofetë:
    83
    sen skan me mujt me i bo , mbrenda javes e leshojn ta keni te sigurt ;)
    Jo qe nuk kan fakte po intervenon Bulgaria ;)
     
  7. emimer

    emimer Anëtar Aktiv

    Postimet:
    146
    Pëlqimet:
    41
    Pikë nga trofetë:
    43
    Shume here i kemi palajmeru qe dicka nuk shkon te kjo monedhe qe duket absurde menyra e investimit qe te con ne nje skeme ponzi, Por askush nuk na e ka mar parasysh, si me onecoin si me megaholdings, kemi harxhu frym kot
     
  8. boom3rang

    boom3rang Ninja Staff Member Administrator

    Postimet:
    4,075
    Pëlqimet:
    1,563
    Pikë nga trofetë:
    348
    Ai shteti madh cka na qenka Bullgaria qe po mujka me intervenu edhe ne Gjermani me leshu nje kriminele. Me pas fakte edhe Donald Trump me intervenu po qe besa sta kan lishu.

    Munden me leshu vetem nese nuk kan mjaftueshem fakte per ta mbajtur ne paraburgim, plus me ndonje kaucion ka shansa dicka.

    Vet fakti qe e kan arrestuar kryesorin e nje kompania per keqperdorime finansiare mundesh me paramendu se cka do te ndodhe.

    Te gjith njerzit i kan mashtruar kinse ne vititn 2018 kjo valute do te futet be berz, por ja qe akoma pa arritur 2018 e arrestuan, dmth gjithcka ka qen mashtrim, dhe skeme piramidale, sepse perndryshe per kot nuk te arrestojn, duke mos mjaftuar kjo i ke denimet ne INDI, ITALI, KINE e te tjera...
     
    DailyTeCh pëlqen postimin.
  9. M.L

    M.L Anëtar Aktiv

    Postimet:
    321
    Pëlqimet:
    44
    Pikë nga trofetë:
    38
    Edhe nese e leshon gjermania un besoj qe e lypin shtetet tjera se ka bo verper tmadhe
     

Shpërndaje faqen

Loading...