1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Arrestohet hakeri shqiptar më i kërkuar, vodhi 14 milionë dollarë (VIDEO)

Tema tek 'Biseda të Lira' e hapur nga Zyklon, 12 Korrik 2014.

  1. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Policia gjermane ka mundur të arrestojë një ndër shqiptarët më të kërkuar në botë, Qëndrim Dobrunën, i cili akuzohet për mashtrime kompjuterike që kapin vlerën e 14 milionë dollarëve.

    27-vjeçari Dobruna pas arrestimit ka pranuar fajësinë dhe është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndaj tij ka tashmë një hetim.

    Dobruna ka shpjeguar për hetuesit se ai ishte pjesë e një grupi hakerash dhe me anë të klonimit të kartave të kreditit, arrinin të përfitonin vlerat monetare.

    Vepra penale për të cilën ai e pranoi fajin rrezikon një dënim prej 30 vitesh burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh. Por pas një marrëveshjeje me qeverinë amerikane Dobruna tashmë rrezikon 9 vite burg. Vendimi për të pritet të jepet në datën 24 tetor.

    Nga provat e mbledhura deri më tani rezulton se ky grup hakerash përbëhej nga 7 persona, të cilët kanë kryer 15 mijë transaksione duke përdorur karta krediti të klonuara. Ata kanë kryer tërheqje parash në 18 vende të botës, në mesin e të cilave bën pjesë Shqipëria dhe Kosova.





    Lajmi copy-paste nga gazetaexpress.com
     
  2. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    A ka pas ndonje nofk ky? se kshtu si emer me duket i njohur :/
     
  3. Zyklon

    Zyklon Bitcoiner

    Postimet:
    3,500
    Pëlqimet:
    344
    Pikë nga trofetë:
    253
    Nuk e di, ndoshta ka lajme tjeter kah qe i permend ma shume detaje...
     
  4. edy007

    edy007 Anëtari i muajit IV

    Postimet:
    1,884
    Pëlqimet:
    179
    Pikë nga trofetë:
    108
    Me sa e pash une, nuk ka nofk gjithkun eshte vetem me emer e mbiemer...
     
  5. Selim Baruti

    Selim Baruti Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,375
    Pëlqimet:
    257
    Pikë nga trofetë:
    128
    Shumica e hakersave shqiptar qe fitojne para i dorezojne tek te tjere edhe ushqehen me therrime. Ne Shqiperi u arrestua nje grup hakersash dikur qe kishin fituar 4 milion dollar edhe jua jepnin hakersave me te medhejn , dmth ishin si tip te punesuar edhe merrnin vetem ato therrimet.
     
  6. feridshaqiri

    feridshaqiri Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    2,278
    Pëlqimet:
    271
    Pikë nga trofetë:
    178
    Shumë interesant Hacker apo Cracker ta quaj pasi që edhe paska kryer krim kibernetik edhe me u shfaq me Emër dhe Mbiemër pak si loj po doket.
     
  7. BasicHawk

    BasicHawk Anëtar Aktiv

    Postimet:
    250
    Pëlqimet:
    24
    Pikë nga trofetë:
    18
    Keta te shqiperis vetem nese nuk kane mundesi sepse pa e treguar emrin e personit ne fjale nuk e lene. Ndersa ne Kosove vetem inicialet e tije.
     
  8. edy007

    edy007 Anëtari i muajit IV

    Postimet:
    1,884
    Pëlqimet:
    179
    Pikë nga trofetë:
    108
    Me siguri ka desht mu be me i njohur me emer e mbiemer se vetem me iniciale nuk e njef askush.
     
  9. BaDBoY-ALbania

    BaDBoY-ALbania Anëtar Aktiv

    Postimet:
    280
    Pëlqimet:
    19
    Pikë nga trofetë:
    18
    locked e ka pas nickname ;)
     
    albion65 pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...