1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Arrestohen në SHBA themeluesit e Centra, mashtruan me ICO-në 32 milion dollarëshe

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga BlackEagle, 6 Prill 2018.

  1. BlackEagle

    BlackEagle Anëtar Aktiv

    Postimet:
    421
    Pëlqimet:
    145
    Pikë nga trofetë:
    43
    Hetimi ndaj Sharma filloi në mesin e Shkurtit dhe dy bashkë themeluesit ishin në dijeni të tij. Më 30 Mars llogaritë bankare të Centra u boshatisën dhe shumica e punonjësve nuk figuronin më.[​IMG]


    Dy bashkëthemeluesit e startupit kontrovers të monedhave kriptografike do të përballen me akuza kriminale për ICO-në 32 milion dollarëshe që organizuan në Shtator të vitit të kaluar.

    Autoritetet kriminale arrestuan Sam Sharma dhe Robert Farkas të Dielën nën akuzën e mashtrimit me ICO-në.

    Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë konfirmoi akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit.

    “Ne besojmë se Centra u shiti investitorëve monedha me premtimin se do të ofronte teknologji të reja duke përdorur fushata të sofistikuara marketingu,” tha një përfaqësues i SEC.

    Hetimi ndaj Sharma filloi në mesin e Shkurtit dhe dy bashkë themeluesit ishin në dijeni të tij. Më 30 Mars llogaritë bankare të Centra u boshatisën dhe shumica e punonjësve nuk figuronin më.


    Farkas kishte bërë një rezervim fluturimi më 1 Prill për tu larguar nga SHBA-të por u arrestuar përpara se të hipte në avion.

    Centra ka shitur 32 milion monedha CTR investitorëve në Shtator me premtimin se do të krijonte një kartë debiti kriptografike me mbështetjen e Visa dhe MasterCard.

    SEC tha se Centra nuk kishte pasur asnjë marrëveshje me Visa dhe MasterCard.

    Përveç këtyre akuzave, SEC thotë se kompania ka përdorur taktika marketingu mashtruese dhe kishte paguar njerëz të famshëm të reklamonin ICO-në e saj në median sociale. /PCWorld Albanian

    Autoritetet në zonat rurale të Uashingtonit zbulojnë gërmime ilegale të Bitcoin
    Firmat e energjisë janë të shqetësuara gjithashtu se rritja e kërkesës për elektricitet mund të çojë në rritjen e kostove edhe për qytetarët në terësi.[​IMG]


    Rajoni i Uashingtonit Qendror në SHBA raportoi një rritje të ndjeshme të kërkesës për energji si rezultat i numrit të rritje të gërmuesve të bitcoin për shkak të kostos së ulët të elektricitetit.

    Rritjet e shpejta të vlerës së bitcoin e kanë bërë gërmimin e monedhës më popullore në botë një biznes mjaft fitimprurës thotë menaxheri i Chelan Public Utility District në Shtetet e Bashkuara.

    Shumë sipërmarrës të monedhave kriptografike janë vënë në gjueti të hapësirave me kosto të ulët të elektricitetit siç është rasti i Grant County, Chelan County dhe Uashington.

    Në mënyrë që biznesi të jetë fitimprurës, sipërmarrësit kanë nevojë për një energji me kosto të ulët.

    Komisionerët e Chelan Public Utility District (PUD) zbuluan aktivitete të jashtëligjshme të monedhave kriptografike që po rëndonin rrjetet e tyre pa autorizim zyrtar.


    Të Hënën ata thanë se do të merrnin të gjitha hapat e nevojshëm për të aplikuar një moratorium ndaj operacioneve ilegale të monedhave kriptografike duke imponuar jo vetëm çmime tjera por edhe penalitetet deri në shkëputje shërbimi dhe ndjekje penale në mënyrë që të mbrohet siguria publike.

    “Jemi të shqetësuar sepse individë të papërgjegjshëm po vënë njerëzit në rrezik,” shprehej Chelan PUD.

    Firmat e energjisë janë të shqetësuara gjithashtu se rritja e kërkesës për elektricitet mund të çojë në rritjen e kostove edhe për qytetarët në tërësi.

    Grant County PUD ishte përballur me një kërkesë prej 500 megavat ose 85% më shumë sesa normalisht.

    Penalitetet fillojnë nga 5,000 dollarë në zonat rezidenciale deri në 7,000 dhe 10,000 dollarë në zonat komerciale.

    Sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë nga bitcoin, sot i gjithë procesi global i gërmimit të monedhës kriptografike konsumon energji të barabartë me Danimarkën, vendin me popullsi 5.7 milion banorë.

    Kështu gërmuesit kanë filluar një gjueti global për çmime të ulëta të energjisë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm për teknologjinë blockchain që mundëson monedhat kriptografike.

    Në Shqipëri kostoja e gërmimit të një bitcoin është 3,894 dollarë duke hyrë në kategorinë e vendeve kur ky biznes do të ishte mjaft fitimprurës. /PCWorld Albanian
     

Shpërndaje faqen

Loading...