1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Anonymous në aksion kundër shteteve afrikane

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga VaLoN, 13 Shkurt 2016.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    [​IMG]

    Hakerët nga Anonymous kanë thyer ueb faqen e njërit nga portalet më të njohura për punë në Afrikën e Jugut, megjithatë ata kanë vendosur të publikojnë vetëm të dhënat e zyrtarëve shtetëror që i kanë vjedhur nga ky portal.

    Anonymous janë duke ndërmarrë një aksion në internet (OpAfrica) kundër shteteve afrikane për shkak të korrupsionit të lartë në këto shtete, për shkak të padrejtësive të shumta si dhe abuzimeve me fëmijë.

    Si pjesë e këtij aksioni ata tani kanë thyer serverin e portalit të punës në Afrikën e Jugut (v-report.co.za), nga i cili kanë vjedhur të dhënat personale të mbi 33 mijë punë kërkuesve, por ata kanë vendosur të publikojnë vetëm të dhënat e vjedhura që i përkasin zyrtarëve shtetëror, shkruan itshqip.com.

    Për të dëshmuar thyerjen e këtij serveri Anonymous kanë publikuar edhe disa foto që dëshmojnë thyerjen e këtij serveri, të cilat mund ti shikoni këtu.

    Anonymous në kuadër të këtij aksioni, javën e kaluar kishin thyer edhe serverët e qeverisë së Ugandës dhe Ruandës, nga të cilët server kishin vjedhur dhe publikuar të dhëna tepër të rëndësishme, përfshirë edhe biseda të komunikimit të zyrtarëve qeveritar me e-mail./itshqip.com
     
    Tripx, abdullah92 dhe urankajtazi pëlqejnë postimin.
  2. urankajtazi

    urankajtazi Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,030
    Pëlqimet:
    501
    Pikë nga trofetë:
    208
    Tash na hin edhe neve ;)

    Sent from my GT-I9060I using Tapatalk
     
    01kujtimi01 pëlqen postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...