1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Abuzimi dhe ofendimi përmes internetit, problem tepër shqetësues për adoleshentët

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga VaLoN, 10 Shkurt 2016.

  1. VaLoN

    VaLoN Co-Founder Staff Member Administrator

    Postimet:
    841
    Pëlqimet:
    347
    Pikë nga trofetë:
    208
    [​IMG]

    Një anketë e bërë me adoleshentët e moshës 13 deri në 18 vjeçare, ka zbuluar se adoleshentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vinë nga komunitetet jo shumicë janë adoleshentët ndaj të cilëve më së shumti ka abuzime dhe ofendime përmes internetit.

    Një në katër adoleshentët e anketuar ka qenë viktimë e abuzimit apo ofendimit në internet në vitin e kaluar, shifër kjo e konsideruar si tepër alarmuese nga ekspertët të cilët bëjnë thirrje për ndërmarrjen e masave për parandalimin e abuzimeve dhe ofendimeve në internet.

    Anketa ka zbuluar se 24% e të anketuarve kanë qenë shënjestër për shkak të gjinisë, orientimit seksual, racës, religjionit apo aftësive të kufizuara fizike, shkruan itshqip.com.

    Will Gardner, drejtori ekzekutiv i organizatës bamirëse “Childnet” dhe drejtori i Qendrës për Siguri në Internet në Britaninë e Madhe, e cila edhe i ka publikuar rezultatet e kësaj ankete, ka deklaruar: “Është një dukuri tepër shqetësuese dhe rezultatet e kësaj ankete na bëjnë me dije se duhet të bëjmë diçka sa më parë, për të ndihmuar dhe krijuar një internet më të mirë për të gjithë, në mënyrë që të mirat që na i ofron interneti të përdoren njësoj nga të gjithë, pa marrë parasysh se kush janë ata.”

    Adoleshentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vinë nga Afrika, Karaibet, Azia, Lindja e Mesme dhe grupet etnike nga minoritetet tjera kanë qenë më së shumti viktima të abuzimit dhe ofendimit në internet, kanë zbuluar rezultatet e anketës.

    Kjo dukuri shqetësuese ka pasur një ngritje për rreth 41% nga viti i kaluar dhe rrjetet sociale kanë qenë forma më e përdorur për të abuzuar apo ofenduar në internet./itshqip.com
     

Shpërndaje faqen

Loading...