1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

5 mite të pavërteta për bateritë e telefonave të mençur

Tema tek 'Lajme nga itShqip' e hapur nga Blerim R., 5 Dhjetor 2015.

  1. Blerim R.

    Blerim R. Anëtar Legjendë Staff Member IT Staff

    Postimet:
    7,256
    Pëlqimet:
    1,266
    Pikë nga trofetë:
    358
    [​IMG]
    Në shumicën e rasteve ka qenë dikush nga stafi i IT ose ndonjë inxhinier që ju ka dhënë këshilla se si të shtoni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj. Por asnjë nga mitet në vazhdim nuk është e vërtetë.

    1. Mbusheni telefonin vetëm atëherë kur bateria gati është harxhuar

    Bateritë e vjetra nuk ishin të “mençura” duhej që bateria të shkarkohej plotësisht që të mbushej prapë, transmeton Express. Bateritë lithium-ion punojnë me cikle dhe zgjasin për një kohë të caktuar. Një cikël llogaritet 100% e përdorimit të baterisë, pra nëse gjatë ditës keni shfrytëzuar 75% të baterisë dhe ju kanë mbetur edhe 25%. Nëse e mbushni baterinë gjatë natës cikli plotësohet jo kur bateria mbushet 100% por kur ju të shpenzoni + 25% të mbetur pa shfrytëzuar nga dje.

    Kjo thyen mitin se bateria duhet të mbushet vetëm kur zbrazet plotësisht.

    2. Përdorni vetëm adapterin original

    I vetmi ndryshim që bënë adapteri jo origjinal i telefoni është koha për të cilën e mbushë baterinë dhe jo jetëgjatësinë apo dëmtimin e baterisë. Mbushjen e kontrollon vetë aparati telefonik dhe mund të dëmtohet vetëm nëse mbushet me adapter që nuk është për telefona.

    Edhe ky mit është i pavërtetë plotësisht.

    3. Mos e përdorni telefonin gjatë kohës sa është duke u mbushur

    Kjo është shumë e pavërtetë. Nëse përdorni telefonin gjatë kohës sa ai mbushet kjo bënë që ai të mbushet më ngadalë.

    4. Mbusheni telefonin pasi e keni blerë

    Edhe kjo është një legjendë se gjoja bateria ka një “kujtesë” dhe kur e mbushni për herë të parë ajo fillon jetën e saj. Kjo është e pavërtetë plotësisht dhe bateria funksionon normalisht sikur të kishte qenë në përdorim.

    5. Mos e leni telefonin duke u mbushur gjatë gjithë natës

    Shumica e baterive sot përdorin një “teknologji e cila kontrollon rrjedhën” e cila redukton kur bateria arrin të mbushet 80 % i ulë elektricitetin dhe e ndalë atë plotësisht kur bateria arrin 100%. Pra, flini pa merak se bateria e telefonit tuaj i rri gati vetës dhe është e sigurt, por ky mit është i pavërtetë.
     
    albion65 pëlqen postimin.
  2. immortal.boy

    immortal.boy Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,732
    Pëlqimet:
    305
    Pikë nga trofetë:
    213
    Pershendetje Blerim, Express si gjithnje shfaq lajme vetem per vizita sma merr mendja qe kjo te jete shkruar nga nje expert i mirfillte.
    1-Adapteri origjinal dhe ai jo origjinal, prsh adapteri jo origjinal shkakton probleme ne çipin U2 tek iphone , kjo vjen sipasoje e karikuesit jo origjinal.
    2-Perdorimi gjate karikimit, gjate karikimit vijne shume probleme! Sidomos fryerja e baterise.
     
  3. shpetim123

    shpetim123 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    311
    Pëlqimet:
    32
    Pikë nga trofetë:
    53
    Kurgjo tverteta qitu pak a shume kto jon logjike jo mite
     

Shpërndaje faqen

Loading...