1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

4 hapa per te mbrojtur femijet tuaj online

Tema tek 'Siguria në Ueb' e hapur nga Selim Baruti, 17 Janar 2014.

  1. Selim Baruti

    Selim Baruti Anëtar me Përvoj

    Postimet:
    1,375
    Pëlqimet:
    257
    Pikë nga trofetë:
    128
    Mbajtja e fëmijëve tuaj të sigurt në internet kurrë nuk ka qenë kaq e rëndësishme. Ka shumë programe që pretendojnë për të iu ndihmuar ju që të kontrolloni dhe monitoroni shfletimin e tyre, por jo të gjitha këto programe janë të mirë. Ne kemi listuar kater programe që do të bëjnë punën e duhur për ju.

    [​IMG]

    1. K9 Web Protection

    Ky është një program falas që rregullon lidhjen tuaj te internetit. Ju mund të kufizoni aksesin, kohën e shpenzuar në internet gjithashtu ju mund të bllokoni krejtësisht faqet e internetit të padëshiruara. Ju gjithashtu mund të keni një raport të plotë të detajuar të përdorimit të internetit. Programi do të ju lejojë të vendosni një alarm në mënyrë që nëse fëmija përpiqet për të parë një faqe që ju keni bllokuar, ju do të dini në lidhje me të! Kjo është pjesa inteligjente e programit i cili është shumë popullor.


    2. Family Cyber Alert

    Ky program bllokon qasjen në faqet e papërshtatshme dhe ky gjithashtu monitoron aktivitetin online. Programi ka qenë i quajtur si “armiku i fëmijës”. Ky ka një strukturë key-logging, ai ruan të dhënat e adresave email, dosjet dhe aktivitetin e mesazheve. Cilesia që bën dallimin e këtij programi nga të tjerët është se mund të incizojë në video desktopin e kompjuterit tuaj gjatë navigimit në faqet e internetit etj. Pengesa më e madhe është c’instalimi i programit nga kompjuteri, kjo pengësë është bërë që programi mos të c’instalohet nga fëmijët. Por ka mënyra të tjera për ta bërë c’instalimin, duke lexuar në manualin e përdorimit.



    3. Anti Po*n

    Anti Po*n është një program i shkëlqyer i cili bllokon dhe pengon plotësisht hapjen e faqeve po*nografike. Kjo gjë bëhet e mundur nga fjalët kyce. Ju gjithashtu mund të krijoni lista të zeza dhe lista të bardha për faqet e internetit, mund ta bëni që të fotografojë automatikisht foto ose të rregjistrojë video gjatë shfletimit në internet, mund të kontrolloni se sa orë interneti të jetë i arritshëm. Cilësia që bën dallimin nga programet e tjera është se programi mund të fikë kompjuterin cdo 45 minuta automatikisht dhe ta ndezë pas 15 minutash, kjo gjë bën të mundur mbrojtjen e syve të fëmijës tuaj.




    4. ParentalControl Bar

    Ky program parandalon fëmijët nga qasja në faqet e internetit që nuk janë të autorizuara. Eshtë i integruar në bar-in e shfletuesit tuaj për të qenë i lehtë në përdorim. Ju vetëm vendosni listën me faqet që ju doni të bllokojë dhe do ta bëjë për ju. Por kujdes se ky program nuk është plotësisht i papërshkueshëm nga “uji” dhe një fëmijë i zgjuar mund ta eleminojë këtë program.

    BURIMI : http://euralb.altervista.org/4-hapa-per-te-mbrojtur-femijet-tuaj-online/
     
    miraxh dhe BlackEagle pëlqejnë postimin.

Shpërndaje faqen

Loading...