1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Çka është Stratis?

Tema tek 'Valutat Tjera Virtuale' e hapur nga Hektor, 29 Dhjetor 2017.

  1. Hektor

    Hektor Guest

    Hyrje
    Stratis është një platformë e cila merret me zhvillim e blockchains - BaaS (Blockchain as a Service), mirëpo për dallim nga kompanitë e tjera të llojit BaaS, Stratis ka për target nërmarrjet/kompanitë e mëdha.
    Me anë të API framework-it të tyre Stratis do të mundësojë përshpejtimin dhe thjeshtësimin e krijimit të blockchain-ave.
    Edhe pse prioritet për Stratis janë ndërmarrjet/kompanitë, cdo biznes tjetër mund të përfitojë nga këto shërbime nëse ka nevojë për to, pra përdorimi i shërbimeve të Stratis nuk është i limituar.
    Stratis është ende në fazën fillestare, pa asnjë produkt të plotë, pra të gjitha produktet e Stratis për momentin janë në alpha/beta mode (një arsyje më shumë për të investuar).
    Duke marrë parasyshë fazën fillestare, ja vlen të përmendet që Stratis ka arritur partneritet me kompaninë Earthtwine dhe me këtë partneritet Stratis krijon blockchain-in e parë dedikuar industrisë së ushqimit të detit e cila në vitin 2015 shënon të ardhura vjetore prej 158 miliard dollarë.

    Fushat e përdorimit
    • Hulumtimet mjekësore - transparenca e publikimeve shkencore (gjë që mungon), shërbimet blockchain të Stratis mundësojnë një databazë të pandryshueshme dhe efikase të të dhënave.
    • Origjina e produkteve - me anë të blockchain shërbimeve të Stratis, prodhuesit e mallrave në mënyrë të lehtë mund të ndjekin/gjurmojnë cdo produkt të tyre thjeshtë duke i caktuar një ID unike në blockchain.
    • Internet of Things - mendoj se ju të gjithë keni ndëgjuar për IOT.
    • Menaxhim i identitetit në teknologjitë financiare - stratis vecse ka lansuar aplikacionin Stratis Identity: https://stratisplatform.com/identity/
    ICO
    Nuk është e rastësishme që Stratis del të jetë ICO-ja më e suksesshme ndonjëherë deri më tani. Që prej ICO-së, Stratis shënon një ngritje prej rreth 30,000% në cmim.
    Duhet pasur parasyshë që në ICO-në e tyre ata mblodhën 915 BTC që në atë kohë kishin vlerë vetëm rreth 600,000$.

    Teknologjia
    Arkitektura e Stratis
    Stratis është ndërtuar mbi platformën e Bitcoin Full node duke përdorur C#, Microsoft .Net dhe librarinë NBitcoin.
    Stratis për gjuhë kryesore programuese ka C# e cila i jep avantazh të madh ngaqë është gjuha e cila përdoret nga shumica e zhvilluesve të cilët punojnë në korporata dhe ndërmarrje të ndryshme, pikërisht ato të cilat Stratis i targeton.
    Stratis është blockchain platforma e parë e cila është e ndërtuar në C#.
    [​IMG]

    Proof of Stake
    Për shpërndarjen e coin-ave dhe për të siguruar rrjetin e vet, Stratis përdor modelin PoS në vend të Proof of Work (PoW). Në modelin PoS, përdoruesit shpërblehen për mbajtjen e tokenave/coin-ave (STRAT) në walletin e Stratis i cili duhet të rrijë i hapur dhe i lidhur në internet. Sa më shumë STRAT që mbani, shpërblimet do të jenë më të mëdha. Kjo në anglisht njihet si “staking”.

    Sidechains
    [​IMG]
    Bizneset do të mund t’a përdorin teknologjinë e sidechains për t’i lansuar blockchain aplikacionet e tyre. Nga emri mund ta kuptoni se bëhet fjalë për blockchain anësorë të cilët lidhën me blockchainin kryesor të Stratis. Sidechains do të jenë në gjendje të kostumizohen ashtu sic dëshiron përdoruesi dhe do të sigurohen nga chain-i kryesor pra Stratis Chain. Në artikullin e tyre të fundit, Stratis e ka emëruar këtë teknologji si “Stratis Blockchain Generation Technology”. Pra kjo teknologji do t’i ofrojë të gjitha gjërat e nevojshme për gjenerimin e një blockchain-i të ri, gjithashtu përmes sajë do të ju ofrohet walleti i blockchainit tuaj, do të mund ta dizajnoni/brendoni atë etj etj...

    ICO Platforma
    [​IMG]
    ICO Platforma e Stratis është pothuajse platforma më e mirëseardhur nga dashamirët e Stratis. ICO-të e ndryshme do të kenë mundësinë që të zhvillohen lehtësisht në këtë platformë pa shpenzuar resurse për të krijuar nga fillimi aplikacionet/webfaqen për ICO-në e tyre. Gjithashtu këto ICO për mbledhjen e fondeve do të mund të pranojnë edhe pagesa në STRAT, gjë që do të ndikojë në rritjen e kërkueshmërisë së STRAT coin-it. Nëse një kompani/grup ka një ide për të lansuar një blockchain platformë mirëpo nuk ka dëshirë të shpenzojë shumë resurse, ose nëse nuk mundet të gjejë zhvillues adekuat, atëherë thjeshtë do të mundet ta përdorë “Blockchain Generation Technology” për krijimin e blockchain-it të sajë, dhe ICO platformën për të lansuar ICO-në e sajë.

    Smart Contracts
    Stratis do t’a bëjë të sigurtë futjen e Smart Contracts në platformën e tyre. Versioni alpha i Smart contracts pritet të publikohet në tremujorin e parë të 2018. Meqenëse gjuha kryesore programuese e Stratis është C# me .NET framework, smart contracts do të mund të programohen në C#. Kjo sjell shumë përfitime për platformën e Stratis pasi që C# është gjuhë programuese e cila përdoret shumë. Programimi i smart contracts në C# e favorizon Stratis para Ethereum sepse është gjuhë programuese shumë herë më e përdorur sesa Solidity, e cila është gjuhë programuese shumë specifike dhe i përket vetëm një platforme. Pra programerët në vend se të shpenzojnë kohë duke mësuar për Solidity, ata do të munden t’i zhvillojnë smart contracts në C#.

    Breeze Wallet
    [​IMG]
    Breeze, është një wallet i krijuar për Bitcoin dhe Stratis, pra në të mund të pranoni/mbani Bitcoin dhe Stratis. Addon-i kryesorë i Breeze wallet është Tumblebit. Cka është TumbleBit addon? Të gjithë e dijmë që bitcoin kohëve të fundit po ka probleme me privatësinë, pra Tumblebit është krijuar mu për këtë shkak, të zgjidhë problemet e privatësisë së bitcoin-it. TumbleBit është “Bitcoin mixing service” i parë i decentralizuar. TumbleBit bën përzierjen e btc, në këtë mënyrë i ngatërron/përzien gjurmët tuaja dhe ju mban anonim. Pra me anë të TumbleBit ju mund të kryeni transaksione pothuajse anonime. Në Breeze Wallet do t’a keni edhe mundësinë të bëni shkëmbime të menjëhershme BTC/STRAT dhe STRAT/BTC, gjë që do të mund ta rrisë vlerën e STRAT duke marrë parasyshë që një numer i madh i përdoruesve të bitcoin do ta përdorin edhe Breeze Wallet. Pra është një lloj marketingu viral dhe shumë efikas për platformën e Stratis.

    Masternodes
    Masternodes në strukturë ngjasojnë me nodes të zakonshme, vetëm se operatorët e tyre shpërblehen për mbajtjen e tyre online. Në rastin e Stratis, Masternodes shpërblehen me tarifat e transaksioneve të cilat bëhen duke përdorur TumbleBit. Tarifa për një TumBlebit transaksion është 1% e vlerës së atij transaksioni. Pra imagjinoni se sa shumë mund të fitojnë operatorët e Masternodes. Për të lansuar një Masternode në Stratis, ju duhet të posedoni 250,000 STRAT dhe 5 BTC. Chris, CEO i Stratis ka paralajmëruar se shumë shpejt do të egzistojë mundësia e lansimit të Masternode-ve edhe me 10,000 STRAT. Kjo gjë është e mirë për cmimin e STRAT sepse i detyron investorët e Stratis që t’i mbajnë Token-at e tyre dhe mos t’i shesin.

    Full Node GUI
    [​IMG]
    Stratis Full Node në C# me versionin GUI në të cilin mund të bëni staking me lehtësi. Një moment historik në hartën e rrugëtimit të Stratis.

    Marketingu
    Mund të themi lirisht se Stratis të gjithë marketingun që e ka pasur deri më tani, e ka arritur në mënyrë ORGANIKE. Stratis rrallë herë ka paguar për marketing, dhe asnjëherë nuk është bazuar në “hype”. Pra Stratis është këtu ku është falë teknologjisë të cilën do t’a ofrojë dhe asnjëherë falë thashethemeve dhe hiperbolizimeve. CEO i Stratis Chris Trew, ka paralajmëruar se në tremujorin e parë të 2018-ës do të investohet fuqimisht në marketing, këtë e ka konfirmuar edhe në slack channelin e Stratis:
    [​IMG]

    Nëse Stratis ka arritur këtu ku është pa paguar fare për Marketing, imagjinoni se sa do të mund të arrijë nëse investon shuma marramendëse në të?

    Stratis Team
    Ekipa e Stratis ndodhet me seli në United Kingdom, shumica e ekipës së stratis janë njerëz me përvojë në industrinë e IT. Mund ti shihni këtu: https://stratisplatform.com/team/
    Mund të themi që ekipa e Stratis është një ndër ekipet më aktive në Github, ndoshta edhe më aktivja! Ju lus që t’i bëni krahasimet me cilëndo platformë tjetër: https://github.com/stratisproject
    Ekipa e Stratis është duke i përmbushur të gjitha premtimet me sukses dhe me hapa të sigurtë.

    Stratis Academy
    Stratis është duke zhvilluar LMS (Learning Management System), në të cilën do të ketë mësime rreth teknologjisë blockchain, gjithashtu do të ketë një platformë për komunitetin e akademisë së Stratis, zhvilluesit e ndryshëm do të mund të bashkpunojnë me njëri tjetrin dhe gjithashtu të zhvillojnë së bashku gjëra të ndryshme në kuadër të industrisë së blockchain.
    Përfundim
    STRAT është një valutë për investime afatgjate. Stratis është ende në fazën fillestare dhe pikërisht tani është momenti i duhur për të investuar në të. Në 2018, pritet që të gjitha produktet e Stratis të lansohen në full version dhe pikërisht atëherë mund të ndodhë shpërthimi i madh. Deri atëherë sigurohuni që të mbushni çantën përplot me STRAT!
     
    Blerim R., bone, Taboo dhe 9 anëtarë tjerë pëlqejnë postimin.
  2. Jãşhť'Sşeriĕ

    Jãşhť'Sşeriĕ Anëtar Legjendë

    Postimet:
    1,521
    Pëlqimet:
    420
    Pikë nga trofetë:
    178
    Për të lansuar një Masternode në Stratis, ju duhet të posedoni 250,000 STRAT dhe 5 BTC.

    Spo t`kuptoj. :/ e ke fjalen qe me vendos 1 masternode duhet me investu serverin plus duhet me i pagu un ata 5 BTC qe me cmimin e tanishem i bjen rreth 70K $ ?! mir STRAT qe duhen, po BTC pse?

    Shpresoj ta kem kuptu gabim.
     
  3. Hektor

    Hektor Guest

    Duhet ti keshë dhe jo ti paguash, pra bitcoinat do të jenë ende në pronësi tëndën. Pse? Sepse ka fitime marramendëse dhe mu për këtë shkak Stratis i ka vendosur këto kushte për ata që dëshirojnë të drejtojnë një masternode.

    Do të krijohen edhe pools në të ardhmen per ata që nuk munden t'i mberrijne 250k STRAT.
    https://stratispool.com/masternodes
     
  4. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    594
    Pëlqimet:
    163
    Pikë nga trofetë:
    88
    Hektor Pasi kan pas shum pyetje se si funksionon teknolegjia blockchain nuk po kam se si tua shpjegoj me saktesisht se qfar ndodh dhe si funksionon sistemi i monedhav digjitale ne temen e radhes do te kisha kerkuar prej juve qe te postoni post me vler rreth Se si funksionon apo si u kriju sistemi blockchain
    Sa per stratis Do te jet nje monedh e rendesishme ne nje te ardhme te afert
     
  5. emimer

    emimer Anëtar Aktiv

    Postimet:
    207
    Pëlqimet:
    65
    Pikë nga trofetë:
    53
    +1
     
  6. lynx

    lynx Anëtar Aktiv

    Postimet:
    196
    Pëlqimet:
    58
    Pikë nga trofetë:
    38
    Faleminderit per kete pershkrim per STRATIS
     
  7. Hektor

    Hektor Guest

    Do të mundohem ta publikoj një artikull rreth blockchain së shpejti, faktikisht vecse e kam nisur mirëpo nuk po mundem të gjej kohë të mjaftueshme për ta përfunduar.
    Krejt cka mund të them është se do t'a publikoj këtë muaj.
     
  8. Hektor

    Hektor Guest

    Stratis gjate muajit janar:

    1. Stratis duke fituar nje sondazh nga Ronnie Moas ne twitter: https://twitter.com/RonnieMoas/status/957671297399558145 duke u vleresuar si coin-i me i nenvleresuar per momentin ne top 40.
    2. Stratis duke fituar legolas.exchange sondazhin, pra sic duket Stratis do te hyje menjehere ne kembimoren e legolas. (https://pbs.twimg.com/media/DUuCxTcWsAEDXtc.jpg)
    3. Stratis lajmeron partnership me Gluon (https://gluon.com/), Gluon shume shpejte do te perdore sherbimet e Stratis, ICO e pare ne Stratis. Gluon - blockchain platforma e pare qe do te zgjidhe probleme te teknologjise automotive.
    4. Stratis lajmeron partnership me C# corner, komunitetin #1 te C# developers ne bote. Pikerisht komunitet i cili i duhet Stratis-it ne te ardhmen. Stratis do te jete diamond sponsor ne konferencen vjetore te C# corner (http://conference.c-sharpcorner.com/)
    5. Nje lajmerim per nje ICO tjeter pritet te ndodhe kete muaj, behet fjale per nje kompani kineze, lidere ne lemine e vet, me qarkullim vjetor multi-miliardesh.
    7. Ngjarjet qe priten te ndodhin: http://prntscr.com/i7kaxh
     
  9. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,428
    Pëlqimet:
    1,066
    Pikë nga trofetë:
    358
    @Hektor mesa kam lexuar ico e dyte pritet te publikohet kete jave.
    Sa i sakte eshte ky informacion ?
     
  10. Hektor

    Hektor Guest

    Deadline eshte neser, besoj qe neser do te publikohet.
     
  11. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,428
    Pëlqimet:
    1,066
    Pikë nga trofetë:
    358
  12. albani99

    albani99 Anëtar Aktiv

    Postimet:
    263
    Pëlqimet:
    45
    Pikë nga trofetë:
    53
    Postimi juaj me pelqei tej mase , a ka naj risi rreth stratis ... ?
     
  13. NANO

    NANO Anëtar Aktiv

    Postimet:
    390
    Pëlqimet:
    140
    Pikë nga trofetë:
    53
    Ni shok m tha qe stratis osht para deshtimit , a ka dikush naj info ?
     
  14. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,428
    Pëlqimet:
    1,066
    Pikë nga trofetë:
    358
    Nuk e shikoj para deshtimitbper arsye se tani ne Q1 dhe Q2 do leshohen shume produkte.
    Une jam me parimin qe asnjehere nuk duhet shitur ne humbje. Pasi personalisht kam hold 200stratis qe i kam bler me 11$.
    Koha do e tregoje.
     
    phoenix dhe NANO pëlqejnë postimin.
  15. phoenix

    phoenix Anëtar Legjendë

    Postimet:
    2,363
    Pëlqimet:
    556
    Pikë nga trofetë:
    243
    Ashtu pajtohna me ty , gjithmon je ne fitim nese nuk shet nën qmimin qe i ke ble , me ket parim deri tash nuk jam kan humbje asniher.
    Amo te shumica rolin kryesor po e lun frika , po tuten se po hupin shum e po pajtohen me pak humbje kshtu qe shesin nen qmimin qe i kan ble.

    Rasti jem
    Kam ble siacoin per 1500 euro per afersisht 0.009 dollar copa ndersa pas 1 kohe ka ra 0.002 dhe nuk i kam shit deri kur ka hyp 0.11.
     
    NANO dhe DarKr0x pëlqejnë postimin.
  16. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,428
    Pëlqimet:
    1,066
    Pikë nga trofetë:
    358
    Pra mund te themi: "I duruari i fituari."
     
    NANO pëlqen postimin.
  17. Edoniiii

    Edoniiii Anëtar

    Postimet:
    2
    Pëlqimet:
    0
    Pikë nga trofetë:
    1
    Po stratisi o para deshtimit. Prej 2016 kurgjo skan bo. Mos shtini pare dikun veq pse ju ka than dikush si hektor horuxi se ky i ka 125mij Stratis i duhet me promovu. O marre me krahasu me NEO
     
  18. beharluu

    beharluu Anëtar i Njohur

    Postimet:
    594
    Pëlqimet:
    163
    Pikë nga trofetë:
    88
    Secili investon me mendimin personal megjithat stratis sosht e vertet qe osht para deshtimit ka pas disa probleme ne ekipen e vet mirpo tasht tjeterkush e ka nen menagjim dhe gjerat jan duke ec ne mnyren e duhur edhe njeher gjithkush investon ku mendon se ka fitim dhe shijet personale
     
  19. DarKr0x

    DarKr0x Anëtar Legjendë

    Postimet:
    3,428
    Pëlqimet:
    1,066
    Pikë nga trofetë:
    358
  20. NANO

    NANO Anëtar Aktiv

    Postimet:
    390
    Pëlqimet:
    140
    Pikë nga trofetë:
    53
    Dark m`paska marre malli me diskutu per crypto n`forum !
     

Shpërndaje faqen

Loading...