-
Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

- Aktiviteti i fundit:
- 10 Prill 2023
- Anëtarësuar:
- 10 Janar 2010
- Postimet:
- 841
- Pëlqimet:
- 349
- Pikë nga trofetë:
- 208
Ndjekësit 69
- Gjinia:
- Mashkull
- Ueb Faqeja:
- http://www.itshqip.com
- Vendndodhja:
- Mitrovicë, Prishtinë
- Profesioni:
- Network engineer, Social Media Strategist
VaLoN
Co-Founder, Mashkull, nga Mitrovicë, Prishtinë
Staff Member
Administrator
- VaLoN për herë të fundit ishte:
- 10 Prill 2023
- Loading...
- Loading...
- Loading...
-
Rreth
- Gjinia:
- Mashkull
- Ueb Faqeja:
- http://www.itshqip.com
- Vendndodhja:
- Mitrovicë, Prishtinë
- Profesioni:
- Network engineer, Social Media Strategist
- CPU:
- Intel Core i7 6700K
- Pllaka Amë:
- Z270X-Gaming K5
- HDD:
- Kingston Digital 480GB SSDNow
- RAM:
- Corsair 32 Gb DDR4-2400
- Kartela Grafike:
- NVIDIA GeForce GTX 1070
- Sistemi Operativ:
- Windows 10, Kali Linux
- Monitori:
- (2x) HP Compaq LA2205
Itshqip.com, është komuniteti më i madh shqiptarë për teknologji informative (IT), i cili me konceptin, punën, dizajnin dhe shërbimet që ofron është unik në ueb hapësirën shqiptare, duke i pranuar dhe përdorur zgjedhjet më të reja digjitale për të promovuar përmbajtje dhe infrastrukturë sa më të mirë të IT‐së.
Kërkesat për risi në fushën e teknologjisë informative janë në rritje e sipër. Këto kërkesa janë të shumëllojshme duke filluar nga personeli, qytetari, studenti, koha dhe paratë.
Sot, bizneset përmes teknologjisë të shkathët, me kosto efektive, inovative, të besueshme dhe të sigurt ofrojnë programe mbështetëse, shërbime shtetërore dhe informacione të larmishme zgjedhësve. Me qëllim te ofrimit të cilësisë Itshqip.com ofron informacionet më të reja rreth teknologjisë informative, shërbime konsulente dhe edukative për nxënës, student, biznese dhe çdo qytetar. Shërbimet kryhen përmes uebit (http://forum.itshqip.com) i cili njëherësh është komuniteti më i madh shqiptarë nga fusha e IT‐së me mbi 21 mijë anëtarë të regjistruar.
Mijëra kompani të IT-se janë duke bërë biznes në botë, por njerëzit janë ende duke gjetur vështirësi për të përmbushur pritjet e tyre. Itshqip.com ka një ekip shumë të aftë të konsulentëve, ueb zhvilluesve, programuesve, inxhinierëve të rrjetave, ekspertëve të sigurisë, administratorëve të sistemeve dhe shumë profesionistë nga fusha tjera të IT-së të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre dinë si të dhënë rezultate dhe mund të sigurojnë diçka të ndryshme në këtë treg konkurrues drejt zhvillimit të IT-së.
Ne trajtojmë secilin problem dhe secilën kërkesë në mënyrë individuale dhe të gjitha shërbimet kryhen në mënyrë vullnetare, pra pa pagesë. Ne ofrojmë shërbimet tona përmes ueb faqes (forum.itshqip.com) dhe kanalit në rrjetin social Youtube (youtube.com/cbtitshqip).
Profesionistët tanë besojnë se nxënësit dhe studentët shqiptar janë faktor kyç për suksesin dhe avancimin e fushës së IT-së në vendet tona, prandaj dhe i është kushtuar atyre rendësi e veçantë.
Anëtarët e ekipit tonë nuk janë vetëm profesionistë të IT-së por kanë aftësi të mirë të komunikimit dhe ligjërimit, të cilat aftësi i ndajnë me nxënësit dhe studentët shqiptarë në ueb faqe (forum.itshqip.com) si dhe në kanalin në Youtube (youtube.com/cbtitshqip) përmes ligjëratave të shumta me video dhe me zë.
Përmes ueb faqes apo forumit ofrohen shërbime të ndryshme, siç janë:
Helpdesk (Pyetje/Përgjigje) - Në kuadër të forumit ofrohet kategori e veçantë dedikuar nxënësve, studentëve, bizneseve dhe çdo qytetari, ku ata mund të kërkojnë ndihmë për probleme nga çdo sferë e teknologjisë informative. Deri më tani nxënësit, studentët,
bizneset apo qytetarët kanë kërkuar ndihmë tek kjo kategori mbi 20 mijë herë. Me mbi 116 mijë postime kjo është kategoria më e përdorur dhe shërbimi kryesor që ofrohet nga ne. (forum.itshqip.com/forums/pyetje-dhe-përgjigje.87/)
Edukimi - Edhe kjo kategori ofrohet në kuadër të forumit dhe i dedikohet nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Aktualisht tek kjo kategori kemi mbi 1200 mësime të shkruara dhe mbi 230 mësime me video. Pjesë e kësaj kategorie janë edhe diskutimet dhe këshillat që stafi i itshqip jep për nxënësit dhe studentët shqiptarë se cila drejtime apo institucione arsimore duhet të ndjekin në bazë të kërkesave dhe ideve që kanë ata.
(forum.itshqip.com/#edukim.65)
Portali (www.itshqip.com) - është portal shqiptarë për teknologji informative, i cili me konceptin, punën dhe përmbajtjen dukshëm dallohet nga portalet tjera në ueb hapësirën shqiptare, duke ofruar lajmet më të fundit dhe më interesante nga fusha e teknologjisë informative. Portali itshqip.com është burimi kryesor i portaleve dhe mediave vendore për lajmet nga fusha e teknologjisë informative.
Përveç shërbimeve të cekura më lartë, nxënësit dhe studentët shqiptarë mund të pasurojnë njohuritë e tyre përmes kanaleve tona në rrjetat sociale siç është ai në Youtube (youtube.com/cbtitshqip) ku ofrohen mësime apo trajnime unike. Këto trajnime ofrohen duke përdorur metodat më aktuale të cilat i përdorin edhe institucionet arsimore më të njohura në botë. Këto trajnime janë unike, janë të gjitha në gjuhën shqipe dhe janë të shoqëruara edhe me zë. Disa nga këto trajnime janë;
Trajnimi për rrjetat kompjuterike - Nxënësit dhe studentët shqiptarë kanë mundësi të ndjekin mbi 3 orë e gjysmë ligjërata nga fusha e rrjetave kompjuterike. Trajnimi është në gjuhën shqipe dhe është i shoqëruar edhe me zë, ndërsa ligjërohen gjërat kryesore për rrjetat kompjuterike, të cilat ju dedikohen kryesisht atyre që janë të interesuar të certifikohen me certifikata të ndryshme, siç janë ato nga CISCO (youtube.com/playlist?list=PLOJfo3RXNOT9pZCRQfVmT11ylKQET6Zs0)
Trajnimi për Windows 10 - Sistemi operativ Windows 10 është sistemi operativ i fundit nga Microsoft dhe stafi i itshqip ka përgatitur menjëherë këtë trajnim në gjuhën shqipe të shoqëruar edhe me zë, ku ligjërohet gjithçka që ka ndryshuar nga sistemet operative të kaluara të Microsoft-it. Trajnimi zgjatë afër 2 orë e gjysmë. (youtube.com/playlist?list=PLOJfo3RXNOT_co5hcVFZRCs7gB3foOOSA)
PowerShell - Kur kemi parasysh se powershell ka marr një hovë te madh ne integrimin punëve ditore tek shumë administrator te cilëve ju është lehtësuar puna dhe automatizimi i shumë detyrave, e bëjnë këtë trajnim unik dhe të nevojshëm për çdo administrator shqiptarë. Trajnimi është në gjuhën shqipe i shoqëruar edhe me zë dhe zgjatë mbi 4 orë e gjysmë (youtube.com/playlist?list=PLOJfo3RXNOT85fjLGQ_1bWg_GH5arujIo)Informacion shtesë
- Temat dhe postimet:
- Facebook:
- itshqip
- Twitter:
- itshqip
Firma