1. Përshëndetje dhe mirësevini në forumin e Itshqip.com
    Nëse akoma nuk jeni pjesë e IT komunitetit më të madhë Shqiptarë nga fusha e Teknologjisë Informative, ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij komuniteti që tani duke u regjistruar këtu - procedura është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe përmes rrjetit social Facebook, Twitter, Google+.

Rregullat e Përdorimit

Rregullorja:

1. Ndalohen postimet me përmbajtje warez/porno apo postime tjera ilegale, postimet e tilla do te fshihen ndërsa postuesit do te përjashtohen nga forumi.

2. Ndalohen postimet me qëllim ofendimi, provokimi apo kërcënimi ndaj antarëve tjerë te forumit.

3. Ndalohen postimet e shkurta dhe të pakuptimta ( mundohuni qe ta sqaroni sa më kjart problemin qe keni. )

4.Tek forumi Faqet Shqiptare ndalohet postimi i web faqeve me përmbajtjeve ilegale si :

  • Hacking
  • Craking
  • Phishing etj...

5. Ndalohet Spam rreptesisht

6. Ndalohet Double Post nese ju jeni postuesi i fundit ne ndonjë temë dhe dëshironi të postoni përsëri në të njejtën temë, atëher editoni postin tuaj në mënyr që t’iu shmangeni double post ( postimeve te dyfishta )

7.Ndalohet ndryshimi i titullit dhe përmbajtjes së temës personale si ps: ( mbylle këtë temë, fshije këtë temë etj,.. ) kjo rezulton me përjashtim nga forumi.

8. Ne forumin itshqip gjuha zyrtare është gjuha shqipe, mirpo në disa raste lejohet edhe gjuha angleze.

9. Ndryshimi i username-it apo nofkes është i ndaluar.

10. Tek forumi Pyetje & Përgjigje dhe Shit & Blerje & Këmbime, duhet të vendosni nje prefix ( shembull )

  • [Pyetje] A mund te instaloj Windows XP ne Apple laptop
  • [Shes] Monitor LG me 2 vite garancion
  • [Kërkes] Kerkoj mësimin si me instalu Windows XP

11. Lidhjet ( links ) duhet patjetër të futen ne code përndryshe mund të fshihet I gjithë postimi juaj nga stafi.

12. Ndalohen postimet e lidhjeve përmes web faqeve që bëjnë shkurtimin e tyre ps: ( bit.ly-tl.gd etj,.. ) kjo është për arsye të anëtarëve tonë mos të infektohen nga ndonjë program keqbërës, duke mos ditur se ç’farë fshehet në atë lidhje.

13. Nese keni ndonjë problem, kërkes atëher mundohuni që ta sqaroni problemi, kërkesën ne mënyr sa më te kjart, si dhe të jeni të durueshëm ne kthim të përgjigjes.

14. Gjat kërkesave për zgjidhjen e ndonjë problemi, duhet të shkruani sa më shum informacione që është e mundur, për të patur më lehtë edhe për tju ofruar ndihmë.

Stafi i forumit bazohet në rregulloren e mësipërme. Në asnjë rast nuk mund të ndryshohen shkrimet dhe përmbajtja e tyre pa u bazuar në këtë rregullore.